Shpëtim Gjika, me gjuhën mençurore të gjyshit të tij legjendar, Xhebro Gjikës: “Në jam me faj, dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!”

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 05:35

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika foli dje për herë të parë për bisedat e tij me kryeministrin Rama, pasi ky urdhëroi prishjen e ndërtimeve pa dhe me leje në bregdetin e Vlorës. Gjika bëri një ndërhyrje telefonike në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut ku diskutohej për planin e qeverisë për të shembur kompleksin "Jon", një pallat buzë detit në zonën pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë. "Kryeministrit i kam thënë: Nëse aty do shkojnë fadromat dhe do dalë dikush që të thotë që Shpëtim Gjikës i kam dhënë 'kafe' apo Gjika më ka bërë presion, unë dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!", tha kryebashkiaku i Vlorës duke replikuar me kreun e ALUIZNI, Artan Lame dhe prefektin Besnik Dervishi.

Ndërsa në gjykatë, ku Gjika është paraqitur rregullisht dhe në mënyrë korrekte, interesit të gazetarëve, i është përgjigjur: “ Jam në paqe me ndërgjegjen time. Jam gati të përballem me çdo gjykatë, të shkoj edhe në Strasburg madje".

Zh.

Comments

Submitted by gjrgj (not verified) on

<p>Respublica po na&nbsp;kthehet tani ne &quot;gazeten 55&quot; te pushtetit.&nbsp;Bravo! O Fahri Balliu nese je gazetar dhe&nbsp;jo tjesht sherbetor i &nbsp;socialisteve, atehere&nbsp;kontrolloji deklaratat e Gjikes kur ndertohej ky objekt bere ne media, dhe krahasoji me keto sot.</p>

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Xhebro Gjika ka vdekur.Nese jeni Shqiptare,duhet te keni respekt per te vdekurit.Lereni gjuhen e Xhebro Gjikes,se ai nuk jeton me,por flsini vetem per gjuhen e te gjallit Shpetim Gjika.I vdekuri nuk i shkakton te keqe askujt.Dyshoj se ndokush ne kete gazete ka njohur Xhebro Gjiken????</p>

Submitted by Bujar (not verified) on

<p>Politikanet jane kane marre doren &quot;mashtrimeve&quot; patetiko-patriotike. &nbsp;Ne fakt, ceshtja e Pallatit, nuk duhet te jete nje ceshtje shembje dhe kompensimi, ajo duhet te jete nje shembull ligjshmerie. Nqs pallati shembet si pasoje e ndertimit mbi veprimet e paligjshme, fallsifikime, ryshfete, shkelje ligji etj, bashke me shembjen duhet te shoqerohet edhe me ndeshkime. Kush ka shkelur ligjin, duke fallsifikuar qofte edhe nje firme, duhet te denohet. Atehere do kishte kuptim shembja e pallatit, ndryshe me mire ta lene ashtu sic eshte, sepse do te degjeneroje ne nje sherrnaje politike dhe fundi i saj ska per te mbaruar asnjehere! Shpetim Gjika duhet ta kurseje shfaqjen te Sheshi i Flamurit. Ta kishin mundesi patriotet e Vlores te ngriheshin nga varri, do ia ngulnin nje shtize flamuri Gjikes per pasojat qe i ka sjelle Vlores me veprimet/mosveprimet e tij... Te ishte atdhetar vetem 5% e asaj qe deklaron, e dorezon detyren qe neser dhe perballet me drejtesine! Por as Gjika dhe askush ne kete vend nuk e dorezon qeverisjen per t&#39;u perballur me akuzat, sepse e dine qe ajo detyre eshte nje &quot;mbrojtje&quot; e mire per ti qendruar larg burgut! Kjo kaste politianesh e qeveritaresh qe ngjasojne si dy pika uje nga qendra ne baze, tani kane bere te mundur qe t&#39;i ike edhe kuptimi i shprehjes popullore &quot;Burgu per burrat eshte!&quot;</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Nuk me duket ndonje gje kaq mencurore kjo qe ka thene ky zoteria..... keshtu thone te gjithe kur duan te dorezojne celsat. Apo e ben Sheshi i Flamurit me mencurore kete histori, bah..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.