Shpëtim Gjika, me gjuhën mençurore të gjyshit të tij legjendar, Xhebro Gjikës: “Në jam me faj, dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!”

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika foli dje për herë të parë për bisedat e tij me kryeministrin Rama, pasi ky urdhëroi prishjen e ndërtimeve pa dhe me leje në bregdetin e Vlorës. Gjika bëri një ndërhyrje telefonike në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut ku diskutohej për planin e qeverisë për të shembur kompleksin "Jon", një pallat buzë detit në zonën pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë. "Kryeministrit i kam thënë: Nëse aty do shkojnë fadromat dhe do dalë dikush që të thotë që Shpëtim Gjikës i kam dhënë 'kafe' apo Gjika më ka bërë presion, unë dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!", tha kryebashkiaku i Vlorës duke replikuar me kreun e ALUIZNI, Artan Lame dhe prefektin Besnik Dervishi.
Ndërsa në gjykatë, ku Gjika është paraqitur rregullisht dhe në mënyrë korrekte, interesit të gazetarëve, i është përgjigjur: “ Jam në paqe me ndërgjegjen time. Jam gati të përballem me çdo gjykatë, të shkoj edhe në Strasburg madje".
Zh.
Comments
Respublica po na kthehet tani
<p>Respublica po na kthehet tani ne "gazeten 55" te pushtetit. Bravo! O Fahri Balliu nese je gazetar dhe jo tjesht sherbetor i socialisteve, atehere kontrolloji deklaratat e Gjikes kur ndertohej ky objekt bere ne media, dhe krahasoji me keto sot.</p>
Gjyshit te tij, jo gjyshit
Gjyshit te tij, jo gjyshit "te vete". Habla espanol?
Xhebro Gjika ka vdekur.Nese
<p>Xhebro Gjika ka vdekur.Nese jeni Shqiptare,duhet te keni respekt per te vdekurit.Lereni gjuhen e Xhebro Gjikes,se ai nuk jeton me,por flsini vetem per gjuhen e te gjallit Shpetim Gjika.I vdekuri nuk i shkakton te keqe askujt.Dyshoj se ndokush ne kete gazete ka njohur Xhebro Gjiken????</p>
Politikanet jane kane marre
<p>Politikanet jane kane marre doren "mashtrimeve" patetiko-patriotike. Ne fakt, ceshtja e Pallatit, nuk duhet te jete nje ceshtje shembje dhe kompensimi, ajo duhet te jete nje shembull ligjshmerie. Nqs pallati shembet si pasoje e ndertimit mbi veprimet e paligjshme, fallsifikime, ryshfete, shkelje ligji etj, bashke me shembjen duhet te shoqerohet edhe me ndeshkime. Kush ka shkelur ligjin, duke fallsifikuar qofte edhe nje firme, duhet te denohet. Atehere do kishte kuptim shembja e pallatit, ndryshe me mire ta lene ashtu sic eshte, sepse do te degjeneroje ne nje sherrnaje politike dhe fundi i saj ska per te mbaruar asnjehere! Shpetim Gjika duhet ta kurseje shfaqjen te Sheshi i Flamurit. Ta kishin mundesi patriotet e Vlores te ngriheshin nga varri, do ia ngulnin nje shtize flamuri Gjikes per pasojat qe i ka sjelle Vlores me veprimet/mosveprimet e tij... Te ishte atdhetar vetem 5% e asaj qe deklaron, e dorezon detyren qe neser dhe perballet me drejtesine! Por as Gjika dhe askush ne kete vend nuk e dorezon qeverisjen per t'u perballur me akuzat, sepse e dine qe ajo detyre eshte nje "mbrojtje" e mire per ti qendruar larg burgut! Kjo kaste politianesh e qeveritaresh qe ngjasojne si dy pika uje nga qendra ne baze, tani kane bere te mundur qe t'i ike edhe kuptimi i shprehjes popullore "Burgu per burrat eshte!"</p>
Nuk me duket ndonje gje kaq
<p>Nuk me duket ndonje gje kaq mencurore kjo qe ka thene ky zoteria..... keshtu thone te gjithe kur duan te dorezojne celsat. Apo e ben Sheshi i Flamurit me mencurore kete histori, bah..</p>
Add new comment