Arkiv-Lajme
Vazhdojnë arrestimet e shoferëve të dehur dhe/ose pa dokumenta
Policia e Tiranës ka vazhduar gjatë fundëjavës arrestimet e shoferëve të dehur dhe/ose pa dokumenta – plot 12 shoferë u arrestuan në kryeqytet, njofton Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë. Disa nga shoferët kanë kryer edhe aksidente duke dëmtuar veten apo të tjerët.
Numri i shoferëve të dehur dhe/ose pa dokumenta të arrestuar që kur policia filloi të zbatonte me rigorozitet Kodin Penal (një muaj më parë) ka aritur në 315 në të gjithë vendin. Denimet ne keto raste mund te shkojne deri ne 3 vjet burg.
Basha në “Sofrën Tiranase”: Tirana është e tiranasve dhe për tiranasit, do bëj gjithhçka për ta
Nga aktiviteti kulturor tashmë i kthyer në traditë, “Sofra Tiranase”, kryebashkiaku Lulzim Basha premtoi përfundimin e zgjatimit të bulevardit vitin e ardhshëm, veprës së tij më të bujshme dhe më madhore gjatë këtyre vjetëve në krye të bashkisë.
“Me 400-vjetorin e qytetit, vitin e ardhshëm, do të inaugurojmë përfundimin e punimeve dhe dyfishimin e aksit kurrizor të Tiranës së shekullit XXI”, deklaroi kryebashkiaku Basha. Zoti Basha tha se do t’i propozonte këshillit bashkiak vendosjen e një dite zyrtare të veçantë për t’u shprehur mirënjohjen familjeve autoktone tiranase.
Shehi flet për FRD dhe politikën e saj me termat “budalla, budallenj”
P { margin-bottom: 0.08in; }
Në një intervistë për Shqip, Dashamir Shehi flet me konsiderata për të ndjerin Olldashi, flet për testin që duhet të kalojë Basha por edhe komenton të djathtën alternative të Bamir Topit me termat “budalla, budallenj”.
Thotë Shehi:
Grekët e varfër mësyjnë Shqipërinë për... punë!
P { margin-bottom: 0.08in; }
Ngjarje e rëndë në kufirin shqiptaro-grek: Vriten një polic grek dhe dy shqiptarë
Një patrullë e policisë grekë pikasi dy shqiptarë pranë zonës së Follorinës. Shqiptarët ishin në një kasolle dhe kishte dyshime se ishin trafikantë lëndësh narkotike. Një nga policët hyri në kasollen e tyre, por u qëllua me armë duke gjetur vdekjen. Menjeherë reaguan kolegët e tij, duke vrarë shqiptarët. Ka raportime se edhe dy policët e tjerë grekë janë plagosur.
Ngjarja e sotme është nga më të rëndat e shumë viteve të mëparshme që ndodh në kufirin midis dy vendeve.
Zh.
Jonathan Moore takon “të mëdhenjtë” që i thonë (për protestat )se “nuk kishte informacion dhe kishte shumë emocione”
Jonathan Moore, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, në vizitën e tij në Tiranë, shprehet për vendimin për refuzimin e armëve kimike se vendimi nuk do të cenojë marrëdhëniet dypalëshe, edhe pse SHBA-të u ndjenë të zhgënjyera.
Ja konkluzioni i Moore pas takimeve me Kryeministrin, Kryetarin e PD-së, Kryeparlamentarin: “Mendoj të gjithë e kuptojmë që kjo është një çështje ku nuk kishte aq shumë informacion dhe kishte shumë emocione, por ngaqë jemi miq dhe aleatë, e kemi kapërcyer.”
I arratisuri i Drenovës: jam në burg padrejtësisht prej Genc Pollos, Skënder Gjinushit, Ylli Vejsiut dhe Fatos Nanos
Ju kujtohen të arratisurit e burgut të Drenovës? Kanë nisur të flasin. 2 kryesorët e arratisjes, Fran Marashi dhe Admir Tafili, kanë folur për “A1 Report". Tafili ka pranuar se është ai organizatori i arratisjes së 7 të burgosurve dhe qëllimi i tyre ka qenë vetëm të tërheqin vëmendjen e shtetit e jo të vrasin njerëz. Ndërsa Frank Marashi thotë se s’kërkon aspak mëshirë nga drejtësia, por një gjyq normal, e jo siç e ka dënuar në mungesë për ngjarjen e Urës Vajgurore.
“Corriere della Sera”: Tritol nga Tirana në Vlorë; Shqipëria, luftë ndërtimeve pa leje
Diçka ndryshoi, kjo u kuptua vetëm mëngjesin e 20 tetorit të shkuar. Në një lidhje direkte të shtatë kanalet televizive të lajmeve të vendit transmetuan në kohë reale një pallat me katër kate në periferi të Tiranës, ishte anonim për më tepër me asnjë ngjyrë dalluese. Për Shqipërinë në një cep të Evropës, kjo ishte një risi, shkruan prestigjiozia italiane Correre della Sera. Por koha, pra 4 vitet e qeverisë do të tregojnë nëse bëhet fjalë për një zjarr kashte apo për një kapitull të ri që do të udhëheqë vendin, vazhdon më tej “Corriere”.
Lajm i keq: Shqipëria ulet nga B+ në B, dmth, se e ka të vështirë të marrë boxh në tregjet ndërkombëtare
Është vështirësuar akoma më shumë shansi që Shqipëria të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare. Një nga tre agjencitë e mëdha të vlerësimit të aftësisë borxhshlyese ka vendosur të ulë parashikimin për Shqipërinë. Një ditë më parë “Standard and Poor’s” njoftoi se e ka ulur vlerësimin për borxhin publik të Shqipërisë nga B+ në B, për shkak të rritjes së fortë të detyrimeve të qeverisë dhe devijimit të tyre nga parashikimet e mëparshme prej 58 për qind në 67 përqind e Prodhimit Kombëtar.
Afrika e Jugut deri më 15 dhjetor, (me) dhe pa Mandelën, ikonën botërore të luftës kundër aparteidit
Afrika e Jugut po përgatitet për funeralin e Nelson Mandelës, ikona e luftës kundër aparteidit, i cili vdiq të enjten në moshën 95 vjeç. Presidenti Jacob Zuma tha se Afrika e Jugut ka humbur "birin e saj më të madh ndërsa populli babanë e tij." Funerali shtetëror do të mbahet më 15 dhjetor dhe zoti Mandela do të varroset në fshatin e tij stërgjyshor Qunu të provincës së Kepit Lindor. E diela 8 Dhjetor është shpallur ditë kombëtare e lutjes dhe reflektimit.