Afrika e Jugut deri më 15 dhjetor, (me) dhe pa Mandelën, ikonën botërore të luftës kundër aparteidit

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 11:34

Afrika e Jugut po përgatitet për funeralin e Nelson Mandelës, ikona e luftës kundër aparteidit, i cili vdiq të enjten në moshën 95 vjeç. Presidenti Jacob Zuma tha se Afrika e Jugut ka humbur "birin e saj më të madh ndërsa populli babanë e tij." Funerali shtetëror do të mbahet më 15 dhjetor dhe zoti Mandela do të varroset në fshatin e tij stërgjyshor Qunu të provincës së Kepit Lindor. E diela 8 Dhjetor është shpallur ditë kombëtare e lutjes dhe reflektimit. Presidenti Zuma u ka bërë thirrje afrikanojugorëve të mblidhen nëpër "salla, kisha, xhami, tempuj, sinagoga dhe në shtëpitë e tyre" për lutje dhe meditim, për të reflektuar mbi jetën e Mandelës dhe kontributin e tij në Afrikën e Jugut dhe në botë. Shërbimi zyrtar përkujtimor do të mbahet më 10 dhjetor në stadiumin e madh të Johanesburgut, ku u zhvillua finalja e Botërorit 2010. Banorë të Sovetos, lagjes së varfër pranë Johanesburgut ku jetonte Nelson Mandela, janë pushtuar nga trishtimi dhe tronditja pas vdekjes së ish-udhëheqësit anti-apartejdit. Ata që jetojnë pranë shtëpisë së vjetër të Mandelës në Soveto thonë se ajo banesë do t’u kujtojë gjithmonë veprën e tij të madhe. Trupi i Mandelës do të vendoset në një ndërtesë qeveritare në Pretoria, ku do të bëhen homazhe, para funeralit dhe varrimit në fshatin e lindjes në Qunu.

Zh.

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Nuk ka nevoje per ceremoni e homazhe te stergjata e te kushtueshme; homazhi me i madh qe mund t&#39;i behet ketij shpirti kaq te madh, eshte aplikimi i shembullit te tij per nje shoqeri multirracore tolerante ku paragjykimi, diskriminimi dhe urrejta s&#39;kane vend!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.