Lajm i keq: Shqipëria ulet nga B+ në B, dmth, se e ka të vështirë të marrë boxh në tregjet ndërkombëtare

Është vështirësuar akoma më shumë shansi që Shqipëria të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare. Një nga tre agjencitë e mëdha të vlerësimit të aftësisë borxhshlyese ka vendosur të ulë parashikimin për Shqipërinë. Një ditë më parë “Standard and Poor’s” njoftoi se e ka ulur vlerësimin për borxhin publik të Shqipërisë nga B+ në B, për shkak të rritjes së fortë të detyrimeve të qeverisë dhe devijimit të tyre nga parashikimet e mëparshme prej 58 për qind në 67 përqind e Prodhimit Kombëtar. Sipas gjigantit ndërkombëtar të financave, kjo rritje e borxhit erdhi për shkak të përdorimit elektoral të buxhetit në periudhën para zgjedhjeve dhe njohjes së detyrimeve të prapambetura nga qeveria e re, të cilat vlerësohen në masën 4 për qind e Prodhimit Kombëtar. Nota negative do të thotë rritje e rreziqeve financiare. Shqipëria ka marrë borxh, nëpërmjet një “eurobond”-i në tregjet ndërkombëtare, çka do të thotë se pas këtij zhvlerësimi mund të rishikohen normat e interesit me tendencë rritje.
Megjithatë, duket se pas këtij lajmi, ajo që ka fërkuar duart ka qenë Partia Demokratike, e cila ka disa muaj që e ka lënë pushtetin. Deputeti i PD, Sherefedin Shehu, tha: “Ky vlerësim, për fat të keq, do të pengojë ardhjen e investimeve të reja dhe do të nxisë largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria. Nga ana tjetër, ai do të rrisë interesin e kredive që do të marrë qeveria dhe do të bëjë që taksat e shqiptareve, në vend që të përdoren për investimeve publike, do të shkojnë për financimin e kostos së rritur të borxhit”.
Zh.
Comments
Toke te djegur la pas vetes

Toke te djegur la pas vetes PD-ja. Borxhi i huaj mal. Shitur te gjitha pasurite kombetare. Shkaterruar te gjithe resurset ekonomike. Ballanca import - eksport 4 - 1. Tani hajdutet ferkojne duart. Dhe ka disa qe bejne te skandalizuarin kur disa dalin me foton e Enver Hoxhes me 29 Nentor?! Problemi ishte nese duhet te shpetohej Shqiperia , apo te lihej te rrenohej deri ne shperberjen perfundimtare. 23 qershori vendosi per te paren. Por barra i bie Rames. Guxim te madh pati qe mori persiper nje pergjegjesi te tille.

Është normale dhe nuk ka si

Është normale dhe nuk ka si të ndollë ndryshe kur i shtrinë këmbët më shumë se sa është jorgani këtë do pësoshë

mos u lodh............merri

mos u lodh............merri pd borxh sa me hudhe hallin.

S'ka problem, S&P si agjensi

S'ka problem, S&P si agjensi amerikane, vazhdon ne misionin e vet anti-europian; do te thote qe Shqiperia s'do te marre me borxhe me perspektiven e larte te interesave.

Por nje as nen menge e ka per te lare borxhet e shumta te trasheguara nga diktatura e Sali serbit si dhe per te mbushur arken e boshatisur te shtetit: LIBERALIZIMI I MENJEHERSHEM MARIJUANES dhe me nje gur do te vriste shume zogj...!

Add new comment