Arkiv-Lajme

Rikthehet “Patton Boggs”. Tani pranë kryeministrit të ri

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 04:19

Shumëkush mund të kujtojë sulmet e forta ndaj qeverisë së kaluar për shpërdorim fondesh publike në llogari të lobimit që ajo kërkonte në SHBA. Firma “Patton Boggs” është përmendur shpesh në media si përfituese direkte e këtyre fondeve, në këmbim të shërbimeve lobuese. Madje, deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë edhe një padi për këtë kompani, e cila në vitin 2010 ui ngarkua nga qeveria e atëhershme të bënte, përmes një ekipi ekspertësh, vlerësimin e aseteve të Albpetorlit.

Dorëhiqet nga administrata znj. Nishani: “Presione dhe arrogancë në Ministrinë e Turizmit”

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 03:00

Për presione në administratën shtetërore ka folur së fundmi, madje ka reaguar me dorëheqje edhe bashkëshortja e Presidentit të vendit, Odeta Nishani. Gazeta “Mapo” i ka lënë sot një vend në faqe të parë reagimit të Olldashit në rrjetin social “Facebook” në të cilin, znj. Nishani ka sqaruar arsyet pse është detyruar të largohet nga Ministria e Turizmit ku edhe punonte deri më tani.

Zbardhet raporti mjeko-ligjor për vdekjen e ish-deputetit Olldashi

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 02:48

Gazetat kanë rikthyer sot në vëmendje vdekjen e deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Gazeta “Shekulli” dhe “Panorama” kanë luajtur që në faqe të parë me tituj që i referohen ekspertizës mjeko-ligjore. Tre janë konkluzionet bazë të saj: së pari konstatim i traumës së rëndë kafkotrunore, së dyti dëmtimet e kësaj natyre janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse, karakteristike edhe për traumat automobilistike dhe që shtetasi Olldashi nuk kishte konsumuar alkool në momentin e aksidentit.

Prokuroria do të rihapë (edhe) dosjen e Rrugës së Kombit ndaj Lul Bashës

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 16:15

Burime të besueshme nga prokuroria për A1 Report bëjnë me dije se bashkë me dosje të tjera “pikante”, organi i akuzës do të rikthejë për gjykim procesin e ashtuquajtur të “Rrugës së Kombit” në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve aktualisht kreu i bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PD në opozitë Lulzim Basha, si dhe ish-drejtorit të Rrugëve Andi Toma, me një dëm të shkaktuar prej 230 milionë dollarësh.

Qeveria konfirmon: Do të ketë ulje taksash për 95% të qytetarëve

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 14:08

Qeveria shqiptare rikonfirmon uljen e taksave për 95% të qytetarëve shqiptarë. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Ekonomik, ku ishin përfaqësues të biznesit, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ata të Bankës Botërore, se premtimi i bërë në fushatën elektorale për taksimin do të mbahet. “Kush fiton më pak do paguajë më pak dhe kush fiton më shumë do paguajë më shumë. Për 95 për qind të njerëzve do të ketë ulje taksash.

Vjedhjet me mbifaturimet e energjisë, dy vjet hetime dhe 15 urdhër-arreste

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 12:47

Sekreti hetimor nuk lejon të merret vesh më tepër, por i sigurtë është numri i 15 arrestimeve. TCH njofton se gati dy vjet pasi qindra qytetarë ju drejtuan Prokurorisë duke kallëzuar për mbifaturime të energjisë elektrike, Prokuroria i ka dhënë fund odisesë së hetimeve dhe ka dorëzuar versionin e saj në Gjykatë, duke kërkuar arrestime për këtë dosje. Nje burim jozyrtar pranë Gjykatës Penale të Tiranës pohoi për TCH se organi i akuzës ka dorëzuar në mesditë në Gjykatë, të paktën 15 kërkesa për masa arresti për të cilat pritet të vendosë Gjyqtaria e Gatshme për Masat e Sigurimit.

Për naftën e “Shpiragut 2” u gëzuam. Por bakrin dhe floririn ilegal të Mirditës a e ndjek njeri?

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 11:24

Para një muaji, nuk ishte i paktë entuziazmi që ngjalli lajmi se në pusin Shpiragu 2 disa kompani të huaja kishin zbuluar sasi të konsiderueshme nafte, madje të një cilësie të lartë. Por një tjetër zbulim, këtë herë jo-zyrtar por përkundrazi, i mbuluar, nuk duket se po gjen jehonë nga organet kompetente. Zbulimin e ka bërë gazetari mirditor Aleksandër Ndoja, korrespondent në disa media. Pak ditë më parë, ai ka denoncuar atë që e quan si “një skandal për të vënë kujën”, dhe këtë denoncim e përsëriti dje për gazetën Dita.

Bollino, letër të hapur patriotit Alessio Vinci: Shqiptarët kanë ndryshuar, je démodé dhe me frymë neokoloniale

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 09:24

Carlo Bollino, gazetari e botuesi italian i “shqiptarizuar” nga prania prej dy dekadash në tregun mediatik këtej Adriatikut, i ka shkruar një letër të hapur kolegut e bashkëpatriotit të “freskët” Alessio Vinci, në të përditshmen e tij shqiptarja.com. Letra duket se vjen pas reagimit të drejtorit të Agon Channel ndaj akuzës së kopjimit të formateve televizive italiane, e veçanërisht ndaj thumbave të humoristes se njohur Littizetto. Shumë interesant dhe i drejtpëdrejtë mesazhi i Bollinos për Vincin, që po e japin me disa paragrafe:

Raporti mjeko-ligjor për Olldashin shmang dyshimet: Dëmtimet fatale janë marrë gjatë aksidentit, jo përpara

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 08:06

“Nuk janë evidentuar shenja apo dëmtime që mund të jenë marrë përpara se të ndodhte aksidenti tragjik, që i mori jetën deputetit Olldashi”, mund të quhet fjalia kyç e raportit të zbardhur të Mjekësisë Ligjore, për aksidentin tragjik të Sokol Olldashit. Shumë dyshime kanë qarkulluar nën dhe mbi zë pas ngjarjes. Por zyrtarisht gjithçka hidhet poshtë. Raporti në fjalë i është dërguar edhe prokurorisë së Tiranës që ka nën hetim ngjarjen. Sipas raportit, gjatë ekspertizës së të ndjerit nuk janë gjetur lëndë të huaja në trupin e tij.

M.Doda: PD dështon sa herë bën llogari meskine

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 06:39

Deputetja demokrate Mesila Doda, e njohur si mbështetëse e kandidatit të ndjerë për kryetar partie, Sokol Olldashi, ka dhënë një intervistë për revistën Klan të kësaj jave, ku është ndalur sidomos në zhvillimet e brendshme partiake dhe në sfidat e PD-së në opozitë. Ja çka thënë Doda një ditë para datës që simbolizon lëvizjen studentore të 8 dhjetorit, 1990: “Kjo forcë politike duhet të japë shembullin e një opozite që punon për vendin dhe që nuk bllokon. Që ka kualitete shumë herë më të mira se mazhoranca dhe që di të mbrojë kauza të drejta politike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme