Vjedhjet me mbifaturimet e energjisë, dy vjet hetime dhe 15 urdhër-arreste

Sekreti hetimor nuk lejon të merret vesh më tepër, por i sigurtë është numri i 15 arrestimeve. TCH njofton se gati dy vjet pasi qindra qytetarë ju drejtuan Prokurorisë duke kallëzuar për mbifaturime të energjisë elektrike, Prokuroria i ka dhënë fund odisesë së hetimeve dhe ka dorëzuar versionin e saj në Gjykatë, duke kërkuar arrestime për këtë dosje. Nje burim jozyrtar pranë Gjykatës Penale të Tiranës pohoi për TCH se organi i akuzës ka dorëzuar në mesditë në Gjykatë, të paktën 15 kërkesa për masa arresti për të cilat pritet të vendosë Gjyqtaria e Gatshme për Masat e Sigurimit. Hetimet kanë nisur që në kohën e ish-prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Njësia task force mësohet se ka zbardhur mekanizmin se si është shpërdoruar detyra nëpërmjet falsifikimit, duke vjedhur konsumatorët pas manipulimit me faturat e energjisë elektrike. Ka mundësi që të jetë abuzuar ndaj të paktën 10 mijë qytetareve, ku faturistë të ndryshëm dyshohet se kanë falsifikuar rrethanat e faktit duke pasqyruar në fatura se energjia ishte ndërprerë për shkak të kamatëvonesave, ndërsa më pas qytetarët gjobiteshin edhe pse fakti nuk ekzistonte.
a.k
Add new comment