Për naftën e “Shpiragut 2” u gëzuam. Por bakrin dhe floririn ilegal të Mirditës a e ndjek njeri?

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 11:24

Para një muaji, nuk ishte i paktë entuziazmi që ngjalli lajmi se në pusin Shpiragu 2 disa kompani të huaja kishin zbuluar sasi të konsiderueshme nafte, madje të një cilësie të lartë. Por një tjetër zbulim, këtë herë jo-zyrtar por përkundrazi, i mbuluar, nuk duket se po gjen jehonë nga organet kompetente. Zbulimin e ka bërë gazetari mirditor Aleksandër Ndoja, korrespondent në disa media. Pak ditë më parë, ai ka denoncuar atë që e quan si “një skandal për të vënë kujën”, dhe këtë denoncim e përsëriti dje për gazetën Dita. Ndoja dëshmon se disa punonjës shqiptarë të një kompanie turke (të zemëruar se nuk po paguheshin) e kanë kontaktuar pak ditë më parë duke i dhënë tre kampionë mineralesh me përmbajtje të lartë floriri. Sipas Ndojës punonjësit në fjalë i kishin dëshmuar atij se nuk dëshironin që emrat e tyre të bëheshin publikë duke ia besuar atij denoncimin e kësaj çështjeje: Një kompani turke (Aydiner Insaat) që po punon për ndërtimin e një hidrocentrali, gjatë punimeve për hapjen e një tuneli ka gjetur dhe mineral me përqindje të lartë floriri të cilin po e nxjerr ilegalisht jashtë Shqipërisë. Mostra që Ndoja ka fotogafuar e skanuar, është rreth 300-400 gr dhe shkëlqimi i mineralit është i pagabueshëm. Trishtues është dhe konkluzioni logjik, se nëse punëtorët do paguheshin rregullisht, asgjë nuk do ishte marrë vesh. 

 

Intervistën e gjeni të plotë në linkun: http://gazetadita.al/09-dhjetor-2013/

 

a.k

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Kjo histori eshte pak peshku ne det e tigani ne zjarr por sidoqofte mendoj se gazetari pervec gazetes &quot;Dita&quot; e cila njihet si nje burim serioz dezinformimi do duhej ta te kishte depozituar nje fakt te tille ne prokurori.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.