Arkiv-Lajme
Në 2011-n dolën nga Shqipëria drejt strehëve fiskale 201 milionë euro. Po në vitin elektoral 2013?!...X, shifra duhet të jetë shokuese!
Global Financial Integrity jep një tjetër raport tronditës për Shqipërinë. Nëse nga viti 2005- 2010 nga Shqipëria dolën 1.3 miliard dollarë, në vitin 2011 arrin rekordi: 277 milionë dollarë dalin nga vendi, ose afërsisht 201 milionë euro. Grupi me qendër në Uashington thotë se kjo shumë parash, e barazvlefshme me 8 përqind të buxhetit të përvitshëm të Shqipërisë, doli në mënyrë të paligjshme nga vendi në vitin 2011. Thuhet se paratë janë një kombinim mes korrupsionit, evazionit fiskal dhe të tjera aktiviteteve të paligjshme.
Alarm me bombë në hyrje të Kryeministrisë; këtë radhë i vëtetë, i rrezikshëm, por që incidenti u shmang mrekullisht
Një alarm për bombë në ambientet e Kryeministrisë ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit mengjesin e sotem, e cila krijoi një perimetër sigurie në zonë, ndërkohë që stafi i kryeministrisë u evakua për tek Ministria e Financave.
Belle Air: Do të rimbursohen 100% e klientëve që nuk kanë marrë shërbimin nga kjo kompani
Kompania e transportit ajror Belle Air, e cila pushoi së fluturuari në fund të vitit 2013, po përpiqet të likuidojë pasagjerët, të cilët kanë parapaguar. Në një intervistë në gazetën Tema, presidenti i kompanisë Belle Air, Ilir Xhelo, rrëfen historinë e pezullimit të fluturimeve dhe përpjekjet që po bëhen për ringritjen e kompanisë. Veç të tjerash, Xhelo, ka sqaruar se me t’u zhbllokuar llogaritë e Belle Air, do të ndiqen dy rrugë kryesore ligjore për rimbursimin e biletave të shitura në advancë.
BB qetëson pensionistët: Skemat e reja nuk veprojnë mbi ta, por mbi kontribuesit e rinj
Pensionet sot i përkasin një sistemi të vendosur 20 vjet më parë dhe që tani kanë nevojë të marrin një formë krejtësisht tjetër. Banka Botërore mbështet futjen në Shqipëri të sistemit shumëkolonësh. Ky sistem ka në thelb një ndërthurje mes skemës publike dhe asaj private të pensioneve, e cila do t’u japë qytetarëve shqiptarë përfitime të kënaqshme. Qëllimi kryesor i saj është krijimi i një skeme, e cila do të mund ta mbajë veten me financime duke ulur në maksimum barrën mbi Buxhetin e Shtetit, i cili sot e financon më shuma të konsiderueshme atë.
Pas vetos së Holandës për statusin, politikanët shqiptarë, përpjekje maksimale diplomatike me vendet e tjera që hezitojnë
Pavarësisht se Parlamenti Europian votoi rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se “Këshilli duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht kandidate për anëtarësimin në BE, pa vonesë”, Holanda ka sfiduar, duke vënë veton dhe duke thënë “jo tani, por më vonë”. Më vjen keq ta them se Shqipëria ka bërë atë çfarë i është kërkuar. Por, po i kthehem asaj që thashë më parë, qendrimi im para Këshillit është se unë së bashku me disa vende të tjera do të themi: në këtë moment nuk mund ta japim statusin e vendit kandidat.
Berlusconi: “Nëse do të ketë një revolucion në Itali, atë do ta bëj unë"!...
“Mund të më kontrollojnë telefonin, më kanë hequr pasaportën dhe mund të më arrestojnë kur të duan. Por nuk kam frikë, nëse do ta bëjnë do të ketë revolucion në Itali, dhe këtë do ta bëj unë. Do të jetë e vështirë që të më dërgojnë në burg, pasi do të kem me vete pjesën më të madhe të vendit në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh lideri i Forza Italias, duke shtuar se nuk mund të dërgohet në burg dikush që po bën fushatë elektorale, për t’i ndaluar në këtë mënyrë që të bëjë politikë.
Lideri koreano verior ekzekuton burrin e hallës, një funksionar me influencë. Agjencia koreane e lajmeve sqaron: “Bënte lojë të dyfishtë dhe ishte më i keq se një qen”
Nga korrupsioni ndonjëherë gjen belanë, por me sa duket më mirë bela me ligjin sesa ajo me pushtetarë të “paparashikueshëm”. Ky mund të jetë rasti edhe për Chang Song-thaek, ungjin(burri i hallës) e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i arrestuar dhe ekzekutuar pikërisht me akuzën e korrupsionit. BBC-ja përcjell informacione të publikuara nga agjencia koreanoveriore e lajmeve, sipas të cilave “z. Chang pranoi gjatë një gjyqi ushtarak të enjten se ishte përpjekur të rrëzonte shtetin dhe u ekzekutua menjëherë. Ai ishte më i keq sesa një qen”.
Kisha e Malit të Zi kërkon Autoqefalinë(statusin) dhe pronat. Kreu Mihailo: "Të ndalet misioni shkombëtarizues i Kishës Ortodokse Serbe"
Një kërkesë për prona dhe njohje autoqefalie vjen nga Kisha Ortodokse e Malit të Zi. Kreu i këtij komuniteti të panjohur deri më tani, shprehet se besimtarët janë në një pozicion poshtëres. “Ne kërkojmë që pronat e kishës të rikthehen dhe statusi të rivendoset ashtu siç kanë qenë deri në dekretin e regjentit Aleksandër në vitin 1920...Spiritualiteti malazez nuk i është kthyer ende shtetit. Dhe pa të, shteti malazez nuk ka të ardhme dhe mbijetesë të sigurt. Arsyeja për këtë është çështja e pazgjidhur e Kishës Ortodokse Malazeze”, tha Mihailo.
Luftë korrupsionit përmes organeve të auditit? A do të merren më seriozisht raportimet e KLSH-së?
Askush nuk do të ketë imunitet kundrejt kontrolleve të ushtruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kështu është shprehur, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një konference për rolin e auditivit dhe sfidat e tij. KLSH-ja në fakt ka dalë në skenë këto ditët e fundit teksa ka bërë kallëzim penal për ish-drejtues të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Si organi më i lartë i kontrollit, KLSH-ja së bashku me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, janë ente që kanë një “sy” më shumë brenda skemave të manipulimit dhe korrupsionit.
Maqedonia do hetojë vendosjen pa leje të përmendoreve, mes të cilave edhe ajo për Stefan Dushanin
Vendosja e përmendoreve të paautorizuara në Maqedoni do të hetohet. Për këtë është ngritur nga kreu i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, një komision i cili do të merret me shqyrtimin e dokumentacionit të prokurimeve për këtë çështje. Numri i përmendoreve të parashikuara është 29 ndërkohë që ato kanë shkuar në 38. Së fundmi në Maqedoni u panë përmendore, të konsideruara pa leje, si ajo e Car Stefan Dushanit, por edhe një monument i Josip Broz Titos.
Më shumë në: http://koha.net/?page=1,15,169043
s.z