Alarm me bombë në hyrje të Kryeministrisë; këtë radhë i vëtetë, i rrezikshëm, por që incidenti u shmang mrekullisht

Një alarm për bombë në ambientet e Kryeministrisë ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit mengjesin e sotem, e cila krijoi një perimetër sigurie në zonë, ndërkohë që stafi i kryeministrisë u evakua për tek Ministria e Financave.
Më datë 13.12.2013, rreth orës 09:30 automjeti tip “Peugeot” me targa “TR 5066 N”, në pronësi të shtetasit Besnik Dervishi, me detyrë prefekt i Vlorës, është drejtuar për të hyrë në mjediset e selisë së Kryeministrisë. Punonjësi i Gardës që kryente kontrollin rutinë për të gjitha mjetet që hyjnë në Kryeministri ka konstatuar se ndodhej një pako e dyshimtë si lëndë eksplozive. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Njësia Antieksploziv e repartit RENEA si dhe Prokuroria për Krimet e rënda. Policia ka urdhëruar dhe ka marrë masa të menjëhershme për evakuimin e të gjithë personave rreth vendit të ngjarjes duke siguruar edhe perimetrin e nevojshëm për kryerjen e veprimeve nga ana e ekspertëve antieksploziv. Pas kontrollit të të imtësishëm rezultoi se poshtë mjetit ishte vendosur 300 gramë lëndë eksplozive, e cila është arritur të çaktivizohet nga forcat xhenio. Grupit hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.
Zh.
Add new comment