Berlusconi: “Nëse do të ketë një revolucion në Itali, atë do ta bëj unë"!...

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 01:31

“Mund të më kontrollojnë telefonin, më kanë hequr pasaportën dhe mund të më arrestojnë kur të duan. Por nuk kam frikë, nëse do ta bëjnë do të ketë revolucion në Itali, dhe këtë do ta bëj unë. Do të jetë e vështirë që të më dërgojnë  në burg, pasi do të kem me vete pjesën më të madhe të vendit në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh lideri i Forza Italias, duke shtuar se nuk mund të dërgohet në burg dikush që po bën fushatë elektorale, për t’i ndaluar në këtë mënyrë që të bëjë politikë. Jam në një moment dobësie personale, por që më pas mund të dalë edhe si pikë force”, ka thënë kavalieri italian në radion franceze “Europe 1”.

Sa për paqendrueshmërinë e Italisë, e cila mund të sjellë rënien e qeverisë, Berlusconi shprehet: “Në 50 vitet e shkuara, qeveritë ndryshonin mesatarisht çdo 11 muaj. Unë isha italiani që ka qëndruar më gjatë në qeveri”... “Jam në fushatë elektorale dhe po përpiqemi të bindim ata 24 milionë italianë që nuk kanë vendosur ende të votojnë për të majtën”, ka thënë, veç të tjerash, Berlusconi.

Zh.

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

Ti do te besh vetem varrin tend, se tjeter s'ben dot! E bere Italine si surrati yt, italianet i bere edhe me idiote se ç'ishin, le pas vetem germadha, çfare tjeter kerkon te besh o kumbari menegin i Cosa Nostres?

<a href="https://www.change.org/it/petizioni/annullare-le-leggi-che-assegnano-al-... çfare peshqeshi u ke varur ne qafe italianeve, qe vazhdojne te te peshojne ne luks ne injorance te plote!

Shpreso te mos kete revolucion se po pati, koka e pare qe do te fluturoje ne Itali, eshte e jotja!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.