BB qetëson pensionistët: Skemat e reja nuk veprojnë mbi ta, por mbi kontribuesit e rinj

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 02:13

Pensionet sot i përkasin një sistemi të vendosur 20 vjet më parë dhe që tani kanë nevojë të marrin një formë krejtësisht tjetër. Banka Botërore mbështet futjen në Shqipëri të sistemit shumëkolonësh. Ky sistem ka në thelb një ndërthurje mes skemës publike dhe asaj private të pensioneve, e cila do t’u japë qytetarëve shqiptarë përfitime të kënaqshme. Qëllimi kryesor i saj është krijimi i një skeme, e cila do të mund ta mbajë veten me financime duke ulur në maksimum barrën mbi Buxhetin e Shtetit, i cili sot e financon më shuma të konsiderueshme atë. Synimi tjetër është nxitja e të punësuarve që të kontribuojnë sa më shumë në skemë si dhe rritja e përfitimeve të tyre në momentin që do të marrin pensionin, në raport me të ardhurat që derdhin gjatë viteve që janë në punë.

Asnjë prej pensionistëve që përfiton aktualisht pension nuk do të cënohet nga skema e re e propozuar nga Banka Botërore. Duke qenë se është parashikuar se do të jenë moshat e reja ato që do të futen në sistemin e ri, asnjë prej pensionistëve aktualë, nuk duhet të shqetësohet se mund t’i cënohet përfitimi i tij.

Zh.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Cfare kodosh logjike eshte kjo mor zoterinj? Skema e re do te futet qe pensionistet e ardhshem te kene sa me shume perfitim, por pensionistet egzistues nuk duhet te shqetesohen sepse pensioni i tyre nuk do te cenohet nga skema e re.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.