Luftë korrupsionit përmes organeve të auditit? A do të merren më seriozisht raportimet e KLSH-së?

Askush nuk do të ketë imunitet kundrejt kontrolleve të ushtruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kështu është shprehur, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një konference për rolin e auditivit dhe sfidat e tij. KLSH-ja në fakt ka dalë në skenë këto ditët e fundit teksa ka bërë kallëzim penal për ish-drejtues të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Si organi më i lartë i kontrollit, KLSH-ja së bashku me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, janë ente që kanë një “sy” më shumë brenda skemave të manipulimit dhe korrupsionit. Por deri më tani, asgjë nuk është vënë në lëvizje. Ndaj është diçka për t’u shënuar prezenca e Metës në konferencë dhe prononcimi i posaçëm i tij. Kjo edhe ngase ka shumë mjegull dhe zhurmë për luftën ndaj korrupsionit, e ngulitur gjerësisht në perceptimin publik, më shumë si demagogji dhe propagandë.
s.z
Add new comment