Arkiv-Lajme
Pas përgjysmimit të fondeve për vitin e ardhshëm, Presidenti Nishani letër partive parlamentare
Me një fond shpenzimesh që e sheh të përgjysmuar, Presidenti i Republikës Bujar Nishani në emër të institucionit që drejton u ka bërë thirrje sot partive parlamentare që të rishikojnë fondin e caktuar për Presidencën.
Kontrabanda e naftës, halla e deputetes Vokshi 30 ditë arrest me burg
Provat për akuzat e kontrabandës së naftës ndaj tetë personave, duket se kanë bindur Gjykatën e Durrësit, që ka vendosur të lërë në qeli të arrestuarit në lidhje me këtë çështje. Masa e “arrestit me burg” është dhënë të dyshuarit të cilët u vunë në pranga gjatë ditës së shtunë. Mes tyre, me një masë sigurie me 30 ditë burg, figuron edhe Zyhra Vokshi, e cila është halla e deputetes së PD-së, Albana Vokshi. Të akuzuarit e operacionit “Dallga”, ndër të cilët edhe pronarë anijesh peshkimi e punonjës të tyre, sipas hetuesve kanë kontrabanduar mbi 3 mijë litra karburant.
Zgjohet OKB. Plot 6.5 miliardë usd ndihma për Sirinë
Kriza siriane është rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, këtë herë për mirë, për aq kuptim sa ka kjo fjalë në vendin e shkatërruar: OKB zhbllokoi këtë të hënë ndihmën më të madhe humanitare për Sirinë që prej fillimit të konfliktit në Mars 2011. Është fjala për akordimin e 6,5 miliardë dollarëve ndihma, që do të përdoren për furnizimin e civilëve sirianë brenda vendit dhe në kampet e refugjatëve në vendet fqinje me ushqime, mjekime dhe batanije për të përballuar dimrin.
Kaosi me nëpunësit civilë pas vendimit të Kushtetueses
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e aktit normativ të nëpunësve të administrates, pritet të zbardhet që të përcaktojë se kur hyn në fuqi ligji i miratuar me konsensus më 30 maj në Parlament. Panorama shkruan se me këtë vendim rrëzohen emërimet pas 1 tetorit. Është pikërisht data e hyrjes në fuqi që do t’i japë zgjidhje edhe ngërçit të krijuar së fundmi me largimet nga puna të punonjësve të administratës, për shkak të strukturave të reja të miratuara.
Shënim: Fullani vazhdon të ecë me hapin e breshkës...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e uli sot edhe 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, çka e çon atë në nivelin 3 për qind. Vendimi fundit u bë i ditur nga Guvernatori Ardian Fullani gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare të Bankës Qendrore.
Por të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë se, në tremujorin e tretë të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një ulje prej 0,7% kundrejt tremujorit të dytë 2013. Ndërkohë Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2013, u ul 0,5% krahasuar me muajin e mëparshëm.
Banka Qëndrore ul normën bazë të interesit në 3%. Dhe “zyrtarizon” ngërçin ekonomik të vendit
Uljet e normës bazë të interesit për lekun nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk kanë të sosur. Uljet me 0.25 pikë përqindje (secila ulje syresh është cilësuar si historike) kanë ndjekur njëra-tjetrën deri tek ulja e fundit e deklaruar sot, çka e çon normën në nivelin 3 për qind. Vetëm pak kohë më parë, në fillim të 2011-ës norma bazë ka qenë 5.5%. Vendimi fundit u bë i ditur nga Guvernatori Ardian Fullani gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare të Bankës Qendrore.
KLD rrëzon ministrin mbi emërimet e reja. Naço flet për farsë dhe qoka
Mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë i Drejtësisë në orën 10:00, për emërimet në sistemin e drejtësisë, është shoqëruar me debate të ashpra dhe është pasuar nga braktisja e saj prej ministrit të Drejtësisë Naço dhe anëtarit të KLD-së Sokol Çomo. Mbledhja me dyer të mbyllura, refuzoi kërkesën e ministrit për përfshirjen e emërimit të magjistratëve si pikë të parë të rendit të ditës. KLD-ja ka miratuar të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës, duke rrëzuar kërkesën e Naços.
Ngjela gjithnjë e më i hidhur: Europa nuk u jep status kalamajve të Ramës
Spartak Ngjela është gjithnjë e më i hidhur në prononcimet e tij jo vetëm televizive, por edhe në rrjetet sociale, kundër qeverisa Rama. Qëndrimi i fundit i tij, nga fb, vjen për çështjen e statusit kandidat: “E dëgjove refuzimin e Holandës? Katastrofë për Shqipërinë. Dhe të gjitha, për budallallëkun e kësaj qeverie. Nuk di të bëjë reforma. Merret me gjëra që s’kanë rëndësi fare për zhvillimin dhe demokracinë shqiptare. Për çfarë optimizmi duhet folur…, për kalamajtë e Ramës? FMN nuk do të thotë folklor, por Amerikë. Asnjë grosh nuk do t’i japë FMN-ja dhe Banka Botërore kësaj qeverie.
Shëtitorja e madhe e Sarandës, Rama premton ndërhyrje drastike në bregdetin e jugut
“Zbritja” e kryeministrit Rama në Sarandë, ku ka prezantuar bashkë me dy ministrat e tij, Çuçi dhe Gjermeni, projektet që do të zbatohen në vijën bregdetare Himarë-Konispol, erdhi me një pohim surprizë: Është në plan një shëtitore e stërgjatë nga qyteti deri në Kanalin e Çukës. Për këtë, kryeministri është shprehur se prishjet do të arrijnë deri në Butrint, dhe qeveria do të ndërhyjë kudo ku është prishur bregdeti dhe pengohen projektet zhvilluese të turizmit.
Huaja deri 400 milionë usd për Shqipërinë, FMN mund ta lëvrojë në dy këste
Nga 300 deri në 400 milionë usd është huaja për të cilën qeveria shqiptare po negocion me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Bisedimet janë drejt mbylljes dhe palët po përcaktojnë detajet e mbetura të kushteve që Qeveria duhet të përmbushë për të marrë financimin.