Kaosi me nëpunësit civilë pas vendimit të Kushtetueses

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e aktit normativ të nëpunësve të administrates, pritet të zbardhet që të përcaktojë se kur hyn në fuqi ligji i miratuar me konsensus më 30 maj në Parlament. Panorama shkruan se me këtë vendim rrëzohen emërimet pas 1 tetorit. Është pikërisht data e hyrjes në fuqi që do t’i japë zgjidhje edhe ngërçit të krijuar së fundmi me largimet nga puna të punonjësve të administratës, për shkak të strukturave të reja të miratuara.
Kështu, nëse Gjykata Kushtetuese vendos që ligji për nëpunësit civilë të hyjë në fuqi nga 1 tetori, qeveria detyrohet në dy drejtime: së pari të kthejë në punë të gjithë punonjësit e larguar pas 1 tetorit, për shkak të ristrukturimit të ministrive; së dyti, të gjejë një zgjidhje për nëpunësit me të cilët ka lidhur kontratën e punës pas kësaj date. Por nga ana tjetër, zbatimi i vendimeve të Kushtetueses ka një historik aspak për t’u pasur zili.
a.k
Comments
Kush tha se do te largohen

Kush tha se do te largohen te sapoemerurit. Te larguarit do te detyrohen ti drejtohen gjykates per te perfituar nje vit rroge dhe ketu mbyllet muhabeti. Ose qeveria do ti drejtohet parlamentit me nje ligj te ri, per disa ndryshime ne ligjin per "statusin e nepunesit civil", i cili pervec te tjerave do te ndryshoje dhe daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji... Qeveria e ze lepurin me qerre...

Qeveria e ze lepurin me

Qeveria e ze lepurin me qerre

Billy,

Po shpenzimet per kete qerren kush i paguan? E keqja eshte se cdo teke te qeverise per te bere gjueti lepujsh me qerre e paguajme ne. Duam te hyjme ne Europe e kemi mbetur akoma tek lepuri me qerre.

Aktualisht Shqiperia ka dy

Aktualisht Shqiperia ka dy administrata publike: nje ne detyre dhe tjetra ne shtepi (pjestaret e administrates se dyte i kane fituar gjyqet, rrjedhimisht u takon te kthehen ne pune dhe te marrin rrogen per te gjithe periudhen). Deri tani qeverite kane ndjekur taktiken e zvarritjes se zbatimit te vendimeve gjyqesore te formes se prere, duke veshtiresuar edhe me teper kalvarin e atyre te hequr nga puna padrejtesisht. Gjithsesi, fatura financiare sa vjen dhe rritet(pavaresisht zvarritjeve detyrimet nje dite do te paguhen). Taktika e zvarritjeve dhe e fshehjes se plehrave poshte qilimit nuk te shpie asgjekundi. Kjo ceshtje eshte nje mine me sahat. Edhe media duhet t'i kushtoje me teper vemendje, pasi ka me teper rendesi se statuset ne facebook te velinave.

Add new comment