Arkiv-Lajme
Transporti urban provon grevën, autobuzët tre orë pushim
Para tri javësh, punonjësit e transportit urban ndërprenë për rreth 30 minuta shërbimin. Por ky sinjal është perforcuar ndjeshëm sot, pasi Shoqata e Punonjësve të Transportit Urban zhvilloi një grevë treorëshe, ndërsa autobusët e këtyre linjave në Tiranë nuk punuan nga ora 05:30 deri në 08:30, periudha e pikut të transportit të mëngjesit. Shkaku i grevës ishte mosmarrja e pagave për disa muaj.
Paralele historike: Këtej asnjë dhjetorist, andej (në Kosovë) asnjë nga 52 luftëtarët e parë të UÇK në politikë
Ndërsa në mediat shqiptare këto ditë po botohen kujtime të dhjetorit 1990, ku, veç të tjerash, vihet në dukje se si në kohë të ndryshme janë shmangur nga veprimtaria politike shumë protagonistë të asaj kohe, në shtypin kosovar botohet një listë e luftëtarëve të parë të UÇK-së, që u stërvitën në Shqipëri, por që sot nuk gëzojnë asnjë post politik, qoftë edhe të niveleve më të ulëta. Një paralele e çuditshme historike, mjerisht e vërtetë.
Tkurret shërbimi diplomatik. Gjëja më e mirë që është bërë, thonë komentuesit, kush ia pa “hajrin”?...
Shërbimi diplomatik pritet të pësojë një tkurrje të fortë në ditët në vijim, teksa gropa financiare ka përfshirë dhe Ministrinë e Jashtme shqiptare. Lajmi me gjithë komentet është marrë nga “Shqiptarja.com”, e cila vazhdon më tej se janë nëntë ambasada shqiptare nëpër botë, të cilat do të mbyllin dyert në një të ardhme shumë të afërt, për shkak të vështirësive financiare që po kalon vendi por dhe shërbimi diplomatik.
Kallëzime penale për shpërdorim detyre në Policinë e Shtetit dhe dogana
Mbi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nëndrejtorin e Përgjithshëm Rasim Borishi dhe tetë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës si edhe shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike. Bëhet fjalë për pesë tendera në shkelje të ligjeve të prokurimit me një vlerë prej 318 milionë lekësh ose ndryshe thëne mbi 3 100 000 dollarë.
Firma braziliane na “vjedh” simbolin e flamurit. Ç’duhet të bëjmë, të fyehemi apo të ndihemi krenar për këtë!?...
Shqiponja me dy krerë është simboli ynë kombëtar. Nëse deri para pak ditësh mendonim se e kishim vetëm ne eskluzivitetin e këtij simboli, tani jo më. Kohët e fundit simboli ynë kombëtar ka filluar të përdoret edhe si “brand”. Një kompani veshjesh në Brazilin e largët e përdor si logo identifikuese shqiponjën dykrenore. Fotografitë dhe videot me veshjet, të cilat mbajnë shqiponjën si stemë janë publikuar në rrjete sociale, Instagram dhe Youtube. Mes shumë personave që e kanë pëlqyer koleksionin e ri ka qenë edhe ish-sulmuesi i Milanit, Aleksandër Pato.
“Nusja kosovare”, foto e ditës në “National Geographic”
Siç përshkruan “National Geographic” sot, fotografia pasqyron një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellë brez pas brezi, deri në ditët e sotme, në fshatin Lubinjë e Poshtme, në zonën e Zhupës së Prizrenit. Kjo traditë është në prag të zhdukjes, pasi vetëm një zonjë 65-vjeçare vazhdon përgatitjen e nuseve të reja sipas traditave të tyre.
Mungesë besimi te policia shqiptare dhe greke, familjarët kërkojnë ndihmë nga ekspertët italianë
Familjarët e dy vëllezërve Çollaku kanë vendosur të marrin një ekspert italian për riekzaminimin e trupave pasi ata kundërshtojnë ekspertizën mjeko-ligjore të mjekëve grekë dhe atyre shqiptarë. Gjithashtu, familjarët paralajmërojnë protesta nëse nuk zbardhet e vërteta e vrasjes së dy vëllezërve. Sipas ekspertizës shqiptare, nga këqyrja e trupave të Melsi dhe Klevis Çollakut nuk u konstatuan shenja dhune, por në trupat e tyre ka patur vetëm plagë të shkaktuara me armë zjarri. Dy vëllezërit janë qëlluar nga një distancë e afërt, thuhet në ekspertizë.
Lamtumirë Mandela!
Trupi i Nelson Mandelës u kthye për herë të fundit në fshatin e të parëve të tij, ku po varroset sot në kompleksin e familjes në Qunu. Para se trupi të sillej në Qunu, Nelson Mandela u nderua nga udhëheqës të Partisë Kongresi Kombëtar Afrikan në një ceremoni përkujtimore pranë Johanesburgut. Mijëra vetë përshëndetën mbërritjen e arkivolit nga Mthatha në Qunu. Turma njerëzish kërcenin e këndonin në rrugë, duke pritur për orë të tëra për procesionin funebër. Kur kaloi trupi i mbështjellë nga flamuri jugafrikan, policia ndërhyri për të mos lejuar dyndjen e turmës në rrugë.
Lufta për pushtet, kudo njëlloj. Qeveria e Ukrainës, 50 euro çdo antimitingashi që prish protestat e opozitës!
Në takimin e të premtes të presidentit Viktor Janukoviç me opozitën nuk u arrit asgjë, ndaj lideri i opozitës Vitali Klitschko pret këtë fundjavë një "marshim të miliona njerëzve" kundër presidentit. "E gjithë bota do të shohë se ukrainasit nuk e durojnë më këtë qeveri. Janukoviç ende nuk e ka kuptuar se koha e tij ka mbaruar", shkruan kampioni i boksit në gazetën gjermane "Bild". Në sheshin qendror të Pavarësisë, Maidan, protestuesit pro-evropianë po zgjerohen duke ngritur çadra të reja për t'iu bërë vend protestuesve të sapoardhur.
Hapet rruga e koalicionit të tretë të madh i RF të Gjermanisë; kompozimi i qeverisë, interesant dhe surprizues
Pas votës pro të anëtarëve të SPD-së, rruga për koalicionin e tretë të madh në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë është i hapur. Edhe në shpërndarjen e posteve ministrore nuk pritet të ketë më shumë surpriza. Surpriza më e madhe gjithësesi pritet në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas njoftimeve të mediave ish-ministrja e Punës Ursula von der Leyen, do të jetë gruaja e parë që do të marrë përsipër këtë ministri.