Lamtumirë Mandela!

Trupi i Nelson Mandelës u kthye për herë të fundit në fshatin e të parëve të tij, ku po varroset sot në kompleksin e familjes në Qunu. Para se trupi të sillej në Qunu, Nelson Mandela u nderua nga udhëheqës të Partisë Kongresi Kombëtar Afrikan në një ceremoni përkujtimore pranë Johanesburgut. Mijëra vetë përshëndetën mbërritjen e arkivolit nga Mthatha në Qunu. Turma njerëzish kërcenin e këndonin në rrugë, duke pritur për orë të tëra për procesionin funebër. Kur kaloi trupi i mbështjellë nga flamuri jugafrikan, policia ndërhyri për të mos lejuar dyndjen e turmës në rrugë. Ishte hera e fundit që njerëzit shihnin udhëheqësin e dashur kombëtar.
Ceremonia shtetërore e varrimit të Nelson Mandelës po zhvillohet në vendlindjen e tij, Kunu, ku rreth 4500 persona janë të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-presidetit të Afrikës së Jugut, i cili ndërroi jetë më 5 dhjetor, në moshën 95-vjeçare. Pas luajtjes së himnit kombëtar, zëdhënësi i familjes mori fjalën dhe falenderoi të gjithë personelin mjekësor që i shërbeu Mandelës para se të ndërronte jetë. Në fjalën e tij, presidenti aktual i vendit theksoi se kjo ka qenë një javë e gjatë dhe e dhimbshme. Mandela ishte një lider për të gjithë ata që kërkonin një botë të drejtë, por rruga jonë do të vazhdojë në shembullin e tij.
Zh.
Add new comment