Shembet kompleksi “Jon”, por puna nuk mbaron këtu, thotë Tahiri, do të ndiqen penalisht të gjithë shkelësit e ligjit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, reagoi në Facebook pas shembjes së kompleksit “Jon” në Vlorë, duke shpresuar që prokuroria të mos ndalet në hetime, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e Sali Berishës për këtë çështje.
“Shpresoj që Prokuroria të mos ndalet, por mbi rrënojat e një pallati të paligjshëm, që sot nuk ekziston më, të ndërtojë bazat e shëndosha për një hetim të plotë e shterues, për të çuar para drejtësisë e pas hekurave të gjithë ata që sajuan, gatuan e përfituan nga kjo paligjshmëri skandaloze, masive e dhunuese sa kjo që shembi eksplozivi sot. Më habiti Sali Berisha në reagimin e tij. Ky që nuk dinte ku binte Gërdeci, nuk dinte që kishte baxhanak, nuk dinte që i biri merrej me atë biznes të pisët që vrau 26 persona, dika detajet më të vogla për lejen e ndërtimit dhe kushtet urbanistike të pallatit të paligjshëm që shembi eksplozivi sot. Ky njeri duhet pyetur i pari nga Prokuroria me kaq të dhëna sa ka,” - shkruan Tahiri në Facebook.
Zh.
Comments
Ore zoteri, mire eshte tu
<p>Ore zoteri, mire eshte tu thoni militanteve se shkaterrimi ka ndodhur per shkak te lungomares, e asnje hetim nuk keni bere as nuk do beni. </p>
Add new comment