Arkiv-Lajme

Pas 23 vjetësh, festa e parë me një kryetar të ri...

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 12:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot me rastin e përvjetorit të themelimit të saj duke apeluar për bashkimin e të djathtës. Në një aktivitet ku ishin ftuar thuajse të gjithë përfaqësuesit e spektrit të djathtë, por ku nuk mungonin edhe të majtë, Basha teksa ka renditur arritjet dhe sprovat e PD-së ka bërë thirrje për t’u angazhuar për rikthimin në pushtet. Ai nuk ka munguar të kujtojë edhe ata që nuk janë më në këtë jetë, si Azem Hajdarin, Pashkon dhe Olldashin, teksa në sfond spikaste herë pas here një fotografi e zmadhuar e ish-kryetarit Sali Berisha.

Video-filmimi i “Fiks Fare”, arrestohet ish-kryetari i Gjykatës së Pukës, Shtejfën Lleshi

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 11:37

Është arrestuar ish-kryetari i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, emri i të cilit u lakua gjatë një video-filmimi që emisioni “Fiks Fare” dha para disa kohësh. Në këtë video jepeshin pamje të filmuara në zyrat e gjykatës së Pukës, ku sekretarja, kancelaria dhe një qytetar numëronin paratë për të cilat deklaronin se do të shkonin në favor të prokurorit, por edhe të kreut të Gjykatës, si shkëmbim për lirimin e disa personave. Arrestimi është kryer nga Policia e Tiranës dhe gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” deri në momentin kur Lleshi do dalë para trupit gjykues.

Situatë e tensionuar në Itali. Policët heqin kaskat në Genova, Milano dhe Torino. Ministri i Brendshëm Alfano: Protesta mund të derivojë në rebelim. Kryeministri Letta aludon për Berluskonin dhe Grillon

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 11:18

“Kush bën pjesë në institucione nuk duhet të dalë në protestë”. Apeli nuk lidhet me Shqipërinë, por me Italinë fqinje dhe ka për autor ministrin e Brendshëm, Angelino Alfano. Duke raportuar në parlament mbi protestat e fundit në Romë, Alfano ka tërhequr vëmendjen duke nënvizuar se të dhënat po tregojnë se nga protesta mund të shkohet në rebelim të vërtetë me shënjestër “institucionet kombëtare dhe ato europiane”. Madje sipas tij, ato mund të kenë në prapavijë edhe mbështetjen e “organizatave antagoniste”.

Zbardhet paketa fiskale - sa do të taksohen shqiptarët

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 09:41

Sa do të taksohen shqiptarët? Kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme, qysh kur qeveria e re nisi të hartonte paketën e re fiskale. Edhe dje, kryeministri qetësoi qytetarët duke rikonfirmuar premtimin se “për 95% të qytetarëve taksat do të ulen”. Në fakt sot është bërë publik varianti përfundimtar i cili parashikon ulje praktike te taksave për pagat që lëvizin nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë. Kjo duke ndjekur formulën e përllogaritjes së tatimit mbi të ardhurat të bërë publike nga Ministria e Financave.

Përgjigja për statusin: JO. Holanda dhe disa vende të BE-së shprehen kundër. “Shqipëria më vonë”

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 09:13

Dilemat për statusin e vendit kandidat janë davaritur me një ‘Jo’ të Holandës. Gazetarja Arta Tozaj e Top-Channel ka raportuar sot se ministri i Jashtëm, Frans Timmermans, në Komitetin Parlamentar për çështjet europiane, ku u shqyrtua pozicioni i Hagës për paketën e zgjerimit të Komisionit Europian, përpara vendimit të Këshillit më 17 Dhjetor ka thënë “Jo”. “Dhe kjo  ndonëse pranohet se Shqipëria i ka plotësuar kërkesat që i janë vënë. “Një, 'Jo tani dhe hajde më vonë'. Më vjen keq ta them se Shqipëria ka bërë atë çfarë i është kërkuar.

Arrestime për falsifikime notash në Universitetin e Prishtinës. Presidentja Jahjaga: Korrupsioni po u ha të ardhmen qytetarëve

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 08:57

“Kosova do ta ketë të vështirë që ta ndërtojë besimin e qytetarëve të saj, nëse lufta kundër korrupsionit nuk bëhet përparësi dhe nëse ajo nuk jep rezultat. Kosova e ka të vështirë ta ndryshojë bindjen e qytetarëve të saj, nëse korrupsioni po ua ha të ardhmen e tyre”. Kështu u shpreh Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në fjalën vjetore që mbajti para Kuvendit. Duke pohuar se njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë, korrupsioni është problemi kryesor për shoqërinë, por edhe për shtetin.

Doganat shqiptare nën administrimin e “Crown Agents”. Nishani nuk i kundërvihet ligjit për marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria shqiptare

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 08:01

Gazeta “Mapo” ka bërë të ditur sot lajmin se ligji për marrëveshjen e asistencës doganore mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë britanike “Crown Agents” ka hyrë në fuqi. Gazetari Fejzi Braushi shkruan se Presidenti i Republikës, nuk e ka dekretuar ligjin, por as e ka kundërshtruar atë, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të ligjit. Marrëveshja u debatua gjatë në Kuvend dhe opozita reagoi por duket se kreu i shtetit ka menduar të mos dalë kundër saj. Marrëveshja parashikon një rol të kompanisë “Crown Agents” për të asistuar doganat shqiptare në administrimin më të mirë të të ardhurave.

Të vrarët si kungulleshkat – ishin 47, 10 apo 7 në një muaj?

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 07:48

Pasi deputeti i PD-së Berisha deklaroi në Kuvend se në një muaj ka patur 47 vrasje, doli në konferencë shtypi deputeti tjetër i PD-së, Arben Ristani, dhe deklaroi se në një muaj (nëntor) ka patur vetëm 10 vrasje. Por sipas Ministrisë së Brendshme, edhe kjo shifër ndjeshëm më e ulët e Ristanit është e pasaktë – vetëm 7 vrasje ka patur në nëntor sipas një përgënjështrimi të saj pas konferencës së shtypit të Ristanit. Ne ate pergenjeshtrim, u theksua edhe se ka patur vetem 26 vdekje nga aksidentet rrugore dhe jo 33 siç pretendonte Ristani.

Propozim i “ri” nga Beogradi. Jo shkëmbim territoresh, por korrigjim kufijsh

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 07:21

Çështja e Kosovës mbetet një çështje territoriale për Serbinë. Teksa ka pranuar se po e braktis dimensionin e “Serbisë së vjetër”, Beogradi zyrtar, po luan kartën e një tregtari të shkathët në raport me krahinën shqiptare. Kryeministri serb, Ivica Daçiç, është cituar nga “Koha Ditore” të jetë shprehur se në përmbushje të nevojës për korrigjim të kufijve me Kosovën, duhet bërë një anulim i vendimeve të 40 vjetëve më parë. “Duhet të bëhet korrektimi i vijës administrative mes Kosovës dhe Serbisë.

Debat "bruto" nga Parlamenti. Sulme personale “pa frena” mes Kodhelit dhe Imamit

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 06:03

Përballja parlamentare mes ministres Mimi Kodheli dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami ka prodhuar një debat të personalizuar, të cilit nuk i kanë munguar edhe fyerjet. Duke folur para deputetëve për kallëzimin penal që është bërë ndaj ish-titullarit të Mbrojtjes, Kodheli hodhi poshtë akuzën se bëhet fjalë për një urdhër nga kryeministri Edi Rama. “Marrëdhënia ime me kryeministrin nuk është marrëdhënie pronar-çirak. Edhe mua edhe Edi Ramën na urdhëron ligji dhe vendimet që marrim të gjithë së bashku në unitet dhe në këtë unitet na mbajnë vlerat dhe parimet e familjes sonë politike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme