Zbardhet paketa fiskale - sa do të taksohen shqiptarët

Sa do të taksohen shqiptarët? Kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme, qysh kur qeveria e re nisi të hartonte paketën e re fiskale. Edhe dje, kryeministri qetësoi qytetarët duke rikonfirmuar premtimin se “për 95% të qytetarëve taksat do të ulen”. Në fakt sot është bërë publik varianti përfundimtar i cili parashikon ulje praktike te taksave për pagat që lëvizin nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë. Kjo duke ndjekur formulën e përllogaritjes së tatimit mbi të ardhurat të bërë publike nga Ministria e Financave. Pagat deri në 30 mijë lekë përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, ndërsa pagat nga 30 mijë deri në 130 mijë, Tatimi mbi të Ardhurat Personale shkon 13%, por i llogaritur për pjesën e pagës i shtohet kufirit 30 mijë lekë. P.sh një pagë prej 80 mijë lekësh, do të bëhet pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale 13% për pjesën 50 mijë lekësh që është diferenca mes pagës së deklaruar dhe asaj minimale 30 mijë lekësh që përjashtohet nga TAP. Për rroga mbi 130 mijë lekësh tatimi shkon në 23%. Kjo skemë nuk përfshin qeratë dhe aktivitet e tjera që tatohen po njësoj. Skema është kritikuar gjerësisht, pasi ndonëse premton ulje taksash, ka dyshime mbi zbatimin e formulës që lidhet me TAP për rrogat mbi 30 mijë lekë. (Këtu ka edhe një ilustrim konkret me shifra: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269190). Po kështu janë hedhur dyshime edhe për faktin se skema nxit evazionin.
s.z
Comments
Faleminderit PUSHTETIT TE
Faleminderit PUSHTETIT TE POPULLIT DHE JUVE, SHOKE TE PROPAGANDES!
Pse thoni zbardhet paketa
<p> Pse thoni zbardhet paketa fiskale. Tatimi mbi te ardhurat eshte vetem nje ze i paketes fiskale. Po me dhjetra zera te tjere cfare behet? Sa eshte taksa mbi biznesin e vogel? Po per ate ambulant? Sa do te jete taksa mbi banesat e qytetareve? Po mbi ndertesat e biznesit? Sa eshte taksa e zenies te hapesirave publike. Si klasifikohet nje furre buke, biznes i vogel apo biznes i madh? Sa do te jete TVSH mbi prodhimet qe perdoren per ushqim te perditshem? Sa do te jete taksa e pastrimit per qytetaret? Po per bizneset? Taksa e tabeles dhe ajo e reklamave? Po taksa e tokes bujqesore, si do te perllogaritet? Etj.etj.??? Ja keto dhe shume taksa, tatime dhe tarifa sherbimesh, perbejne paketen fiskale. A i zbardhni dot keto? Jo! Atehere titullojeni shkrimin: Ja tatimi mbi te ardhurat personale! Kaq...</p>
Add new comment