Propozim i “ri” nga Beogradi. Jo shkëmbim territoresh, por korrigjim kufijsh

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 07:21

Çështja e Kosovës mbetet një çështje territoriale për Serbinë. Teksa ka pranuar se po e braktis dimensionin e “Serbisë së vjetër”, Beogradi zyrtar, po luan kartën e një tregtari të shkathët në raport me krahinën shqiptare. Kryeministri serb, Ivica Daçiç, është cituar nga “Koha Ditore” të jetë shprehur se në përmbushje të nevojës për korrigjim të kufijve me Kosovën, duhet bërë një anulim i vendimeve të 40 vjetëve më parë. “Duhet të bëhet korrektimi i vijës administrative mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të anulojë vendimin e 40 vjetëve më parë, kur disa komuna serbe i mbetën Kosovës”, ka thënë Daçiç. Në fakt këtë vijë e ka sanksionuar Jugosllavia, një entitet që nuk ekziston më, ndaj është e natyrshme të mendohet se nëse do të bëhet korrigjimi i vijës administrative, ai mund të realizohet vetëm me vendimin e Kosovës dhe të Serbisë dhe jo në një mënyrë të njëjanshme. Argumentimi i kryeministrit serb, për anulim vendimesh është i veçantë, pasi jo vetëm është një mënyrë për të kërkuar territore nën një etiketë më diplomatike, por hap një precedent. Dihet se ndarja administrative e Jugosllavisë i penalizoi të gjitha kombet e federatës që të jetonin të ndarë në disa shtetete, por në rastin e shqiptarëve ky fragmentarizim është më i thekshëm, pasi historikisht qendra e shqiptarëve, territoret e të cilëve i mori Jugosllavia, ka qenë Shkupi. Gjithsesi, me këtë qasje, Daçiç, ndoshta për herë të parë ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet, nëse ky korrigjim do të ndodhë, por që edhe kështu është një realitet politik i pamohueshëm.

Më shumë në:  http://koha.net/?page=1,15,168998

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.