Arrestime për falsifikime notash në Universitetin e Prishtinës. Presidentja Jahjaga: Korrupsioni po u ha të ardhmen qytetarëve

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 08:57

“Kosova do ta ketë të vështirë që ta ndërtojë besimin e qytetarëve të saj, nëse lufta kundër korrupsionit nuk bëhet përparësi dhe nëse ajo nuk jep rezultat. Kosova e ka të vështirë ta ndryshojë bindjen e qytetarëve të saj, nëse korrupsioni po ua ha të ardhmen e tyre”. Kështu u shpreh Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në fjalën vjetore që mbajti para Kuvendit. Duke pohuar se njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë, korrupsioni është problemi kryesor për shoqërinë, por edhe për shtetin. Ndërkohë, gazeta “Express”, njofton se sot janë arrestuar dy zyrtarë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës me akuzën e falsifikimit të notave. Gazeta citon burime të vetat sipas të cilave “priten edhe plot 15 arrestime tjera. Disa prej tyre janë mjek. Madje njëri është detyruar që të kthehet nga Italia, ku punon si mjek në mënyrë që të paraqitet në polici... janë disa asistentë të UP-së, profesorë, disa nga stafi i Fakulteteve dhe ka edhe specializantë e studentë”.

Më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,128855

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.