Debat "bruto" nga Parlamenti. Sulme personale “pa frena” mes Kodhelit dhe Imamit

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 06:03

Përballja parlamentare mes ministres Mimi Kodheli dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami ka prodhuar një debat të personalizuar, të cilit nuk i kanë munguar edhe fyerjet. Duke folur para deputetëve për kallëzimin penal që është bërë ndaj ish-titullarit të Mbrojtjes, Kodheli hodhi poshtë akuzën se bëhet fjalë për një urdhër nga kryeministri Edi Rama. “Marrëdhënia ime me kryeministrin nuk është marrëdhënie pronar-çirak. Edhe mua edhe Edi Ramën na urdhëron ligji dhe vendimet që marrim të gjithë së bashku në unitet dhe në këtë unitet na mbajnë vlerat dhe parimet e familjes sonë politike. Nuk ka nevojë të jesh psikolog për të parë frikën në çdo rresht të deklaratave të ish-ministrit. Cilidodo të ishte, do ishte shumë i frikësuar po të ishte në vendin e tij sot, sepse ai e di më mirë se çfarë zullumi mund të ketë bërë...Sa për politikën unë besoj që ju e keni humbur shansin që ditën që hipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën dhe pastaj zbritët nga tanku dhe u gjunjëzuat para tij”, tha Kodheli. Por si iu përgjigj Imami ministres? “Zbuloni çfarëdo që të mund të zbuloni. Ajo që është e pafalshme është sulmi ndaj personit. Sulmet ndaj personit janë të vazhdueshme nga partia juaj prej dy vjetësh. Veproni gabim kur flisni për njerëz apo jepni mendime për njerëz. Të gjithë e dinë si ikët nga posta në vitin 1990 brenda 24 orëve për të mos u ballafaquar me drejtësinë. Mos kujto se e di vetëm ti dhe jo ne të tjerët, se si ke ikur nga Banka Amerikane. Marrëdhëniet tuaja me kryeministrin janë marrëdhënie të njohura, të gjithë e dinë që ju bërtiste nga WC: “Mimi mbaroi letra higjenike”, tha Imami.

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/padia-e-mm-kodheli-ish-ministri-i-frikesuar--imami-te-gjithe-e-dime-si-te-therriste-rama-163091.html

s.z 

Comments

Submitted by matteo (not verified) on

<p>Sa bajate fjala e ish-ministrit! Sa banalitete ne gojen e parise se Tiranes. Sa na e ulin koken si komunitet shqipfoles keta palo-politikane, qe majmen e mejmen e behen te gjithe &quot;derra te knaqun&quot;! Kur kane frken e neshkimit n mundesi, pse bejne aq zullume pa pasur frike?!</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Keto jane turpe dhe shume te shemtuara.........Ministrja e Mbrojtjes qe vjell kunder ish-ministrit, dhe ky qe ia kthen si e ema e Zeqos maje thanes?!? Ajo nuk duhet ta ktheje ne ceshtje personale dhe te debatoje ne publik nje ceshtje kaq delikate dhe zyrtare, aq me teper te kercenoje ish-ministrin. Mbas nje kohe, edhe ajo nuk ka per te qene ministre (minister ne pergjithesi eshte pune e perkohshme), pra do te jete e zbuluar ndaj ministrit te ardhshem.</p><p>Nuk po them se Imami eshte pa faj, kete nuk e di dhe nuk mund ta marr me mend, por ky debat eshte i nje niveli edhe me te ulet se zenka midis dy fshataresh injorante qe lajne breket te prroi i fshatit. Zot na ruaj nga keta soj politikanesh. Duket se derrat kane te njejtin turi, pavaresisht se cfare ngjyre i kane qimet.</p>

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>Median &nbsp;Respublica e genjen mendja se mund ta konsiderojne te pavarur ...Ajo jo vetem qe nuk eshte e pavarur por eshte e paafte dhe cinike ... Titulli i shkrimit eshte nje genjeshter e madhe &quot; Sulme personale pa frena ndermjet Kodhelit dhe Imamit &quot;... Ne fakt Kodheli i permendi Imamit nje fakt te njohur boterisht, ndersa Imami foli si ai qe tregojne se mbante shtupen e halese &nbsp;ku &nbsp;ishte duke dhjere Kodheli...Si mundet qe ata te konsiderohen te dy njelloj , pa frena ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.