Të vrarët si kungulleshkat – ishin 47, 10 apo 7 në një muaj?

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 07:48

Pasi deputeti i PD-së Berisha deklaroi në Kuvend se në një muaj ka patur 47 vrasje, doli në konferencë shtypi deputeti tjetër i PD-së, Arben Ristani, dhe deklaroi se në një muaj (nëntor) ka patur vetëm 10 vrasje. Por sipas Ministrisë së Brendshme, edhe kjo shifër ndjeshëm më e ulët e Ristanit është e pasaktë – vetëm 7 vrasje ka patur në nëntor sipas një përgënjështrimi të saj pas konferencës së shtypit të Ristanit. Ne ate pergenjeshtrim, u theksua edhe se ka patur vetem 26 vdekje nga aksidentet rrugore dhe jo 33 siç pretendonte Ristani.

Fill pas përgënjeshtrimit të mesipërm, PD-ja beri nje kunderdeklarate ku, nder te tjera, theksonte se, pervec 26 te vdekurve ne aksidentet rrugore, ka patur edhe 7 te vdekur ne aksidentet e minierave te Prrenjasit. Por nuk sqaronte se ç'lidhje kane aksidentet ne miniera me aksidentet rrugore. Ndërsa në lidhje me vrasjet, PD-ja rreshtoi një listë me 10 iniciale emrash, të cilët, sipas saj, ishin vrarë gjatë muajit nëntor 2013. Madje pretendoi se kjo listë ishte nxjerrë nga Buletinet e Policisë.

Por sot Ministria e Brendshme e ripërgënjeshtron këtë deklaratë të PD-së – ajo sqaron se dy personat e vendosur në krye të listës së PD-së kanë vdekur nga shkaqe natyrale, ndërsa personi i tretë është vrarë në janar të këtij viti dhe në nëntor është arrestuar autori i vrasjes.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.