Arkiv-Lajme

Atentati i djeshëm te Kryeministria. Prokuroria: “Të gjitha rrugët të çojnë në Vlorë”

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 04:30

Besnik Dervishi më datë 12 tetor të këti viti u prezantua nga Kryeministri Rama si prefekti i ri i Vlorës, njihet për veprimtarinë e tij politike të mëparshme si ministër i Rregullimit të Territorit, deputet i Partisë Socialiste, prefekt i Tiranës, ndërsa në karrierën e hershme edhe si gjyqtar, avokat dhe konsulent juridik.

Kushtetuesja: Akti i nëpunësit civil, antikushtetues. Reagon Braçe: Dihej, Kushtetuesja kontrollohet nga PD

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 02:45

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë aktin normativ të qeverisë, që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil. Kushtetuesja ka vendosur që ta quajë antikushtetues këtë akt normativ, duke mbështetur kështu pretendimet e Partisë Demokratike dhe duke i dhënë goditjen e parë qeverisë së zotit Rama. Me rrëzimin e këtij akti, hyn në fuqi ligji i miratuar pranverën e kaluar, në prag të zgjedhjeve, edhe pse për këtë ligj deri në shtator kur mori detyrën qeveria e re, nuk ishin hartuar aktet nënligjore.

“Sërbia në shina, Shqipëria duhet të presë”, jo vetëm si një metaforë, por si një mësim historik

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 02:21

Kështu e titullon një shkrim të saj një agjenci austriake, referuar perspektivës evropiane të dy vendeve. WirtschaftsBlatt shkruan se Shqipëria nuk do e marrë statusin e vendit kandidat. Ajo shkruan se janë një seri shtetesh kundër këtij vendimi, edhe pse deri më tani është Holanda vendi më i zëshëm.

Titujt kryesorë të gazetave shqiptare sot (14 dhjetor 2013)

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 02:09

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor: “Eksploziv prefektit. Hetimet: Akt me qëllim terrorist”. Titull tjetër: “Paketa. Dhoma amerikane: Jemi shumë të zgënjyer”

Gazeta “Panorama” ka në fokus: Kushtetuesja. “Nëpunësi, rrëzohet akti normativ i qeverisë”. Tituj të tjerë:  “Tritol makinës së prefektit, 2 telefona në telefonin e bombës”; “Shifrat në buxhetin e ri, 950 milion USD borxh”

“Altertekst”, një reformë e falimentuar, ka nxitur klientelizmin dhe i ka sjellë dëme të mëdha shkollës

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 13:58

MAS do të vijë me një paketë të re reformash, pritet të ndryshoj jo vetëm cilësia e botimit, por dhe përmbajtja e tyre. Alerteksti ka dalë një reformë e dështuar, shkruan gazeta Shekulli. Librat shkollorë, jo vetëm janë të shtrenjtë, por janë edhe me cilësi shumë të dobët.

Vlora, nesër në “coprifuoco”, hidhet në erë me dinamit pallati i shumëpërfolur i vjehrrit të Lul Bashës

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 13:28

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, Shtetrrethimi (coprifuoco) është një urdhër i shqiptuar nga autoritetet, zakonisht qeverisë dhe / ose ushtarake të të gjithë civilëve për të qëndruar në shtëpitë e tyre gjatë natës, ndoshta edhe në orë të ndryshme të ditës.

Britania, megjithëse “sedentare” dhe e “plakur”, është shteti me kërkimin më të mirë shkencor në botë

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 13:01

Sipas një raporti të ri të publikuar pak ditë më parë, Britania e Madhe ngelet pesha e rëndë e kërkimit shkencor në botë dhe renditet e para ndër shtetet me kërkimin më intensiv global, si Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Edhe pse Britania përfaqëson vetëm  0.9% të popullsisë globale, ajo bën 3.2% të shpenzimeve botërore në sektorët e  Kërkimit dhe Zhvillimit, 4.1% të kërkimeve, 6.4% të artikujve studimorë, 9.5% të shkarkimeve të artikujve kërkimorë dhe realizon 15.9% të artikujve shkencorë më të cituar në botë.

Grekët, kroatët, kinezët dhe shqiptarët, më kurnacët në botë; nderojnë kosovarët, më zemërgjerët në Ballkan

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 09:13

Web site Durrësi.com, boton sot një studim filantropik, ku grekët, kroatët, shqiptarët, malazezët, serbët, maqedonasit, turqit, bullgarët dhe rumunët renditen në fund të listës botërore për filantropi, kështu biznesmenët e Ballkanit rezultojnë më dorështrënguarët në botë. Bëjnë përjashtim kosovarët që janë më zemërgjerët dhe më ovardarët në Ballkan.

Prokurori speciale në vartësi të qeverisë?

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 08:19

Jo prokurori në vartësi të qeverisë, por as prokurori me pavarësi absolute. Duket se qeveria Rama do të ndryshojë formulën e funksionimit të isntitucioneve që janë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin. Kordinatori kombëtar për luftën ndaj Korrupsioni, njeherësh ministri I Shtetit, Bledar Çuçi, zgjodhi emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, për të shpjeguar projektin më të ri e qeverisë.

8 ndryshime në gjuhën shqipe nga Akademia e Kosovës, ndryshime që gjuhëtari Rami Memushaj i quan masakrim

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 08:07

Disa ditë më parë në Prishtinë, në mjediset e Qendrës Leksikografike- Enciklopedike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.  Pasi u dëgjuan të gjitha diskutimet Këshilli arriti këto përfundime:

1. Pas diskutimeve për format e shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i të theksuar, të sanksionuar si shumësa me -nj, u arrit përfundimi të propozohet që këta shumësa të përfundojnë me -j. Këtu përfshihen rrjedhojat që në temë kanë një shumës të tillë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme