8 ndryshime në gjuhën shqipe nga Akademia e Kosovës, ndryshime që gjuhëtari Rami Memushaj i quan masakrim

Disa ditë më parë në Prishtinë, në mjediset e Qendrës Leksikografike- Enciklopedike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Pasi u dëgjuan të gjitha diskutimet Këshilli arriti këto përfundime:
1. Pas diskutimeve për format e shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i të theksuar, të sanksionuar si shumësa me -nj, u arrit përfundimi të propozohet që këta shumësa të përfundojnë me -j. Këtu përfshihen rrjedhojat që në temë kanë një shumës të tillë.
2. U miratua propozimi që te foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet normative vetëm forma me -s.
3. U miratua propozimi që forma e rasës kallëzore të shquar tek emrat që mbarojnë me -ua: krua, kroi të rrafshohet sipas tipit të përgjithshëm të ndërtimit të këtyre formave të emrave mashkullorë, pra krua-kroi-kroin, ashtu si dhe trajta e kallëzores së shquar të emrave mashkullorë që dalin me -a ose -e të theksuar (again, babain, jubileun, atdheun).
4. U konsideruan si gabime prirjet në përdorim të formave të zhdrejta të përemrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote dhe juaj si vajzës time, vajzës tonë, vajzës tënde, vajzës tuaj dhe kërkohet respektimi i normës ekzistuese, pra vajzës sime, vajzës sate, vajzës sonë, vajzës suaj. 5. Përdorimi i trajtave të lidhores pa formantin të (p.sh. do laj) konsiderohet shkelje e normës, formë e vetme e drejtë konsiderohet forma me të: do të laj. 6. Tek urdhërorja joveprore e foljeve të tipit kruaj, ruaj duhet të mbetet normative forma me -j (ruaju, kruaju), dhe jo me -h (kruhu, ruhu).
7. Rastet e tjera të sistemit emëror dhe foljor, të cilat mund të dalin me zgjidhje të veçanta, mbetet të studiohen dhe të diskutohen në mbledhjen e radhës të Këshillit, bashkë me çështjen e përdorimit të shkronjës së madhe
8. U arrit përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e ambi-gjinisë tek emrat shumës më -ra (fshatra të elektrizuara, ujëra të ftohta) dhe të konsiderohet si normative vetëm forma e gjinisë mashkullore (fshatra të elektrizuar, ujëra të ftohtë).
9. U vendos që në mbledhjen e radhës të Këshillit të merren në shqyrtim çështjet e mbetura nga kjo mbledhje dhe nga mbledhja e kaluar, e që lidhen me drejtshkrimin dhe me morfologjinë, si dhe ato që do të propozojnë grupet e punës për çështje sintaksore.
Lidhur me këto ndryshime ka patur kundërshtime nga gjuhëtarë të ndryshëm, midis tyre edhe gjuhëtari i njohur Rami Memushaj, i cili ka thënë për Shqiptarja.com: “Akademia e Prishtinës po ndryshon tri struktura gjuhësore të drejtshkrimit. Ata nuk nisen nga nevoja për intelektualizmin e gjuhës, po për ruralizmin e saj, duke ngritur në normë shqiptime të ngushta krahinore. P.sh., është vendosur të shkruajmë ullij, barij, gjujzim, drujzim, godis, ujis, përmbys etj., në vend të ullinj, barinj, gjunjëzim, drunjëzim, ujit, përmbyt, si i shkruajmë dhe i shqiptojmë deri tani. Sikur të pyeten dhjetë kalimtarë të rastit për to dhe, me siguri, do të dalë që trajtat e propozuara nuk janë të përgjithshme, ka thënë Memushaj, duke e quajtur këtë një masakër të gjuhës shqipe.
Zh.
Comments
Nga Akademia e Lopçareve(pa u
<p>Nga Akademia e Lopçareve(pa u munguar respekt ketyre)nuk mund te beje me mire se kaq! Kane 25 vjet qe po mesojne shqipen letrare se per 80 vjet ishin nen Jugosllavi, por siç duket, qenkan jashtezakonisht te zgjuar perderisa ne 25 vjet e paskan thare fare shqipen; me mire se edhe ne shqiptaret e Shqiperise!</p>
Mjaft mire qe gjuhetaret e
<p>Mjaft mire qe gjuhetaret e Kosoves merren tamam me gjuhen shqipe dhe jo me problemin e politizuar "gegerisht/toskerisht. Jam mjaft dakort qe propozimet e bera te marrin apo jo "fuqi" norme gjuhesore, pas nje diskutimi me specialiste e jo vetem dhe, pasi te miratohen nga nje forum mbarekombetar i llojit Kongresi i Drejtshkrimit.</p>
Keta e kane treguar treguar
<p>Keta e kane treguar treguar veten e tyre ne shume raste qe kurre nuk ecin perpara por mbrapa. Faji eshte i Ministrise se kultures dhe edukimit qe ua lejoi standartin e gjuhes sone ne mesimdhenie sepse keta kurre nuk mund te prononcojne fjalet e gjuhes standarte shqipe. Kosova me kosovare ka kulture, gjuhe dhe zakone teper te ndryshme nga shqiptaret.</p>
Add new comment