De Mikelis, nga zbulimi për "deep state" italian te mijëra letrat anonime për flokët
Xhani de Mikelis është një imazh dhe emër i njohur për shqiptarët e viteve ’90 të shekullit të kaluar. Ai ka ardhur në Shqipëri dhe syzet e tij me flokët e gjatë, e vendosnin menjëherë në kontesktin unik të një politikani allasoj në raport me modelin e teritalit shqiptar. Por de Mikelis ka qenë përjashtim edhe në Itali, pikërisht për hedonizmin e tij dhe jetën e dukshme të qejfit.
Intervista më poshtë është e vjetër, e vitit 2003, por ajo sjell në mënyrë sportive një pamje të politikës italiane, të Republikës së Parë. Shkurt dhe troç, de Mikelis flet për kompromisin, menaxhimin e përbashkët të Republikës, por edhe për karakterin e protagonistëve. Në fakt vetë ai flet me karakterin e vet përpara sesa të analizojë duke sjellë një krijim të vagullt të asaj Italie të pa-azhornueshme më.
***
E megjithatë pate thënë: ju betohem se nuk do të merrem më me politikë.
Nuk më kujtohet.
Ta kujtoj unë, ka qenë 5 nëndori i 1993-it.
Nuk jam i vetmi: Xhuljano Amato u paraqit në Parlament dhe tha: Boll, tani heq dorë.
Pse e bërë atë betim që nuk e mbajte dot?
Ishin momentet më të këqija të çështjes “Tangentopoli”. Nuk i kisha të qarta idetë mbi atë që kishte ndodhur. Ishte një periudhë e ngjeshur, e një konfuzoni të vërtetë mendor.
Ndonjë pishman?
Që nxita hyrjen e postkomunistëve në Internacionalen Socialiste. Unë e binda Kraksin. Dhe ishte ai që mbajti fjalimin mbi të cilin Internacionalja vendosi të pranonte PDS-në.
Pse je penduar?
Sepse kjo erdhi si pasojë e konsideratave nga dy takime të rezervuar me Fasinon, Oketon, Kraksin, Minitin dhe mua, në të cilat u tha se i duhej dhënë fund marrëzisë së erës së xhusticializmit. Një muaj më vonë mori këshillën e garancisë. Sot, duke hapur gazeta dhe duke parë rasin “Telekom Serbia” do vinte të më thoshte: kush bën, pëson.
Ti e thua?
Jo. Edhe në këtë rast: nuk mund t’i lejojmë gjykatës të zëvendësojë politikën.
Do mjaftonte që të ndaljes së marri rryshfet.
Në gjithë këto vite kam hezituar të flas për “Duart e Pastra”. Mund ta kisha bërë siç bëri Çirino Pomiçino, mbush libra për të treguar fakte, mangësi, mosveprime, instrumentalizime që modifikojnë disi kuadrin që bëjnë Travalio, Gomez dhe Barbaçeto.
Travalio, Gomez dhe Barbaçeto shpjegojnë fjalitë e gjykatësve
Nuk më habit ajo çka kanë vënë në librat e tyre. Më godasin gjërat që nuk kanë vënë. Të vjen të thuash: tani po i shtoj unë.
Shtoni një!
P.sh harrojnë çështjen gjyqësore që kishte të bënte me një person shumë të thjeshtë që quhej Mario Xhovani, që e zuri një hall miliardash. Por meqë ishte një drejtues komunist i Konfederaës Italianë të Punës, askush nuk e zuri në gojë.
Kishte apo jo korrupsion?
Ishte në një linjë me pjesën tjetër të Europës. Kishte siç ka në çdo shoqëri.
Nuk mbetet pra veçse teoria e komplotit?
Shpjegimi në modë mes të mundurve ishte se qe një operacion i bërë nën tavolinë. Shpjegim i pamjaftueshëm. Duhet një më objektiv.
E jep ti?
Sigurisht. Por duhet rilexuar historia e demokracisë republikane nga 1945 e më pas. Italia, nga Jalta, doli me një statut të veçantë, të ndarjes faktike, edhe pse jo gjeografike, si ajo e Gjermanisë.
Një Itali e Perëndimit dhe një e Lindjes?
Dy parti më të ngjashme se të tjerat, njëra e destinuar të qeverisë, tjetra për opozitën, të destinuara të bashkëqeverisin mbi bazën e rregullave të pashkruara, disa mbi tavolinë dhe të tjera poshtë saj. Brenda Partisë Komuniste ishin Sekia dhe D’Onofrio që menaxhonin këtë funksion të veçantë.
Dhe brenda Demokracisë Kristiane?
Kam vetëm perceptime të tërthorta. Por do të merrja në konsideratë rolin e një personi si Paolo Emilio Taviani.
Një shembull i rregullit poshtë tavolinës?
Financimin e politikës: për 50 vjet ka ardhur jashtë ligjeve. Nga CIA vinin para për DK dhe nga Bashkimi Sovjetik për PK-në.
Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde në 10 vitet e fundit?
Kam kaluar nga paragjykimi negativ në atë pozitiv. Kaloi dikush me motorr dhe bërtiste: Hajdut, hajdut! Sot njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë: “Pse nuk ktheheni?”
Ti e kishe ndihmuar krijimin e paragjykimit. Diskoteka, femra, flokë të gjata.
Nuk pendohem. E kisha llogaritur që kjo do më kushtonte. Kam qenë ministër 12 vjet. Kam marrë mijëra lera anonime. 80% e tyre kishin të bënin për flokët e mi.
I famshmi me zbokth, shkruante Enco Biaxhi.
Revista “Drive in” më paraqiste me pesh në flokët e vajosur. Miqtë më thoshin: pse nuk i pret? Ishte një lloj sfide. Por më pas erdhi “vrasja e karakterit”, shkatërrimi i imazhit. Ato dy vite gjatë të vlave mass media u vu edhe për të më masakruar.
Socialistët megjithatë e kishin tepruar.
Disa sjellje njerëzit i pranonin sepse donin të evitonin që kozakët të mbërrinin në Shën Pjetër. Por kur u bë e qartë se kozakët nuk ishin më, na duhej të përshtateshim. Unë mendoja se në rreth dy vjet do të mund të korrigjonim shumëçka. Në të vërtetë nuk pati kohë pasi çdo gjë precipitoi shumë më shpejt. Hija e Jaltës u projektua përtej Jaltës dhe postkomunisët përfituan. Duke parë se nuk ishin të aftë të na largonin me disaprovimin që kishin krijuar dhe mund të krijonin sjelljet tona, na nxorën jashtë pak më herët dhe me metoda të tjera.
Metafora e “poshtë tavolinës” për sa i takon Partisë Socialiste është pak e guximshme. Ju bënit gjithçka “mbi tavolinë”, aty Milanoja për të pirë, arroganca, luksi.
Marrim shembull mua: unë dalloja nga të tjerët. Shkoja të kërceja. Qarkulloja me femra të bukura. Pse jo? Isha i pamartuar. Kisha një sjellje transparente. E quaja më të papranueshme hipokrizinë. Jetoja në Romë dhe i dija sjelljet e thuajse të gjithë kolegëve të mi të ço partie, shumicë dhe opozitë. Të gjithë hipokritë.
Ti jetoje në hotel, kishte një apartament në Plaza, shpenzoje shuma të pabesueshme ekstra.
Çfarë do të thuash? Plaza më kushtonte 6 milionë në muaj. Një apartament do më kishte kushtuar po aq. Vetëm nëse do të më quanin D’Alema.
Ç’a lidhje ka D’Alema?
Ndërsa unë qëndroja në Plaza, D’Alema kishte një apartment të marrë me vendim të Entit të Ndihmës të Ministrisë së Thesarit.
Kur plasi Affitopoli(skandali i qerave) D’Alema e la apartamentin.
Kam një kujtesë të hekurt. I kujtoj shumë mirë disa artikuj që thoshin se e la atë apartament dhe bleu një tjetër për 800 milionë lira. Dhe unë isha ai që jetoja në luks?
Po flasim për shpenzime të çmendura, ministra që merrnin avionin e shtetit për të shkuar dhe ngrënë ostrike në Paris.
Ka qenë dikush më arrogant se të tjerët, por mandej çdo gjë ishte e sforcuar. Mund të bëhen studime sociologjike mbi mënyrën sesi janë montuar dhe përdorur disa gjëra, jo vetëm ndaj socialistëve.
Të tipit?
Të titpit De Lorenco. E kanë bërë një përbindësh. Ai kishte shtuar në këtë ca vetë në këtë histori; ndonjë intervistë e pakujdesshme, ndonjë batutë. Pastaj në Napoli kishte ca financime jo të ligjshme. Duke qenë një ministër i Shëndetësisë, iu adaptua një historie që godet njerëzit.
...
Gjykatësit e Venecias kanë shkruar se ti përdorje rryshfete për të rritur “stilin tënd princëror” të jetës”.
Me ndershmëri ua them, nuk më kujtohet kjo frazë.
Më beso!
Nëse e kanë bërë, kanë gabuar. Nuk kisha aspak një stil jete prej princi. Isha ministër i Jashtëm, bëja më shumë se 1000 km në ditë, nuk kisha kohë për një standard jete prej princi.
Pra çdo gjë normale, gjithçka e drejtë.
Gabime kam bërë, por janë të llojit që më pas i paguan politikisht. Kam humbur vota dhe kam fituar. Është zgjedhësi që ka rëndësi.
Nuk është e vërtetë. Me sistemin elektoral që kemi tani, parlamentarët nuk zgjidhen nga qytetarët, zgjidhen nga drejtuesit e partive.
Unë kam luftuar gjithnjë kundër mazhoritarit. Sot, postokomunistët mund të zgjedhin Di Pietron në Muxhelo dhe Xhorxhanin në Fano. Dhe Berluskoni mund të zgjedhë lehtësisht një jugor në verilindje dhe në Siçili një nga veri. Lino Januci u mor e u çua në Lombardi, Gabriela Karluçi u mor e u çua në Trani.
Të flasim për kthimin e gunës!
Italia moderne lindi më 1494 me ardhjen e Karlit VIII. “Franca ose Spanja, mjafton që të hahet”. Kthimi i gunës është cilësuar përherë një karakteristikë italiane.
Dini? Mastela? Skonjamilio? Piveti?
Dhe Xhorxho La Malfa dhe Serxho D’Antoi. Anomali e sistemit dhe jo një pakicë individësh. Faliment i bipolarizmit.
Edhe dy socialistë të planit të parë, Amato dhe Klaudio Marteli.
Ne ishim viktima të një mbytjeje. Kur bie në ujë kërkon vetëm të shpëtosh jetën, nuk sheh ku do shkosh.
Ti që nuk ishe kraksian nuk e tradhëtove Kraksin. Marteli dhe Amato ishin kraksianë.
Kraksi mendonte se do të dominonte më mirë njerëzit e vet nëse kishin disa karakteristika psikologjike. U shpjegova?
Jo.
Si jo? Kur mes meje Martelit dhe Amatos, Betinua zgjodhi si kryeministër Amaton, i thashë: “Nëse do kishe zgjedhur mua, do ta kisha mbyllur “Duart e Pastra” bë dy muaj”. Në fakt ai tha: “Zgjodha Amaton sepse do bëjë saktësisht atë që dua unë”. Por në fakt u pa si shkoi. Me t’u zgjedhur, Amato bëri si donte.
Po Marteli?
Çfarë duhet të mendoj për dikë që ka thënë se do të kthente nderin socialistëve?
Çfarë mendon?
Nuk mendoj shumë keq. Por nuk është një kthim faqeje. Në politikë vdekja jote është fati im. Dikush i fërkonte bythën duke i pëshpëritur se do bëhej Klintoni italian. Pastaj i erdhi këshilla e garancisë dhe kërceu. Xhuljano Amato? Harroi që ishte krahu i djathtë i Kraksit dhe shkoi me postkomunistët pas asaj që kishte bërë me Partinë Socialiste.
Amato nuk shkoi në funeralin e Kraksit.
Unë ia thashë: hajde, hajde, do të të kushtojë, por më pak sesa pendesa që nuk do vish.
Filipo Façi ka publikuar në “Gazeta” një letër në të cilën Amato i shkruante Kraksit: “Të uroj vetëm të kesh nga të tjerët besnikërinë absolute që ke patur dhe do vazhdosh të kesh nga unë”.
Paradoks i historisë: Kraksi në fund pati atë besnikëri të cilën ia uronte Xhuljano. Sipërfaqësore për të mos thënë false.
Kraksi pati thënë për ty: bujar, inteligjent, por rrëmujaxhi.
Kraksi thoshte edhe më keq. Thoshte: ti nuk kupton një mut nga politika.
Kishte të drejtë?
Njerëzit ndahen në dy kategori të mëdha, lazerat dhe shpërndarësit. Në të parën bënin pjesë Betino: zgjidhte një objektiv, përqendrohej mbi të pa u kujdesur për hollësitë. Në të dytën bëj pjesë unë. Jam një kurioz, shkoj në të gjitha drejtimet dhe hapërdarem. Por në momentin e fatkeqësisë është më e lehtë të mbahesh duke qenë si unë sesa si Betino. Në fakt Betino u thye. Unë jo.
Origjina jote?
Babai kimist, nëna kimiste. U njohën në fabrikë, në Porto Margera. Ishim të gjithë protestantë, gjyshi im ishte pastor metodist. Unë në moshën 12 vjeçare ndihesha monarkist, një Zot e di pse. Për dy vjet mora pjesë edhe në Italia Rinore. Pastaj u bëra radikal. Më 1960, në moshën 19 vjeçare u anëtarësova në Partinë Socialiste. Politikën aktive e zbulova në Unionin Goliardik Italian(organizatë studentore). Përvoja ime e parë ishte kongresi i Palermos. Unë mbajta krahun e palës që mundi Kraksin, nga e majta dhe zgjodhëm Militelon. Por i druheshim ndërhyrjes së Paolo Ungarit që ishte një republikan dhe orator shumë i mirë.
Lino Januci, kur mori vesh që Ungari po shkruante fjalim në hotel, i çoi një prostitutë në dhomë, për ta shpërqendruar. Pas një ore, dukeparë që nuk po dilnin, shkuam të shohim dhe gjetëm prostitutën nudo që shkruante me dy gishta mbi makinën e shkrimit, fjalimin që Ungari, nudo edhe ai, po i diktonte.
Republika e Dytë është më mirë sesa e Para?
Republika e Dytë është aspekti i përkeqësuar i së parës. Sërish ka shumë nivel të ulët: Bosi, Lega, Berluskoni.
...
Duart e Pastra të ndryshuan edhe fizikisht. Flokë të qethur, i tharë thuajse fizikisht.
Më ka ndihmuar edhe ndonjë sëmundje. Pak diabet, pak tension i lartë, dhe ndonjë seri goditjesh që më kanë bërë të marr ndonjë makaronë të njohur. I jamë vënë dietës dhe kam rregulluar treguesit e glicemisë. I ndihmuar nga fakti që ndërkohë isha dashuruar dhe martuar.
Pastaj u ndave. Iu riktheve jetës së shthurur.
Vitet kalojnë për të gjithë...
Burimi: https://interviste.sabellifioretti.it/?p=582
Përkthimi shqip: Skerdilajd Zaimi

Add new comment