Protestë në Kosovë për Zvërnecin

Postuar në 04 Qershor, 2026 16:03

Grupi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur të enjten një protestë solidarizuese para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Shqipëri kundër privatizimit të zonave bregdetare, përfshirë Zvërnecin dhe Sazanin. Gjatë protestës, përfaqësuesja e kolektivit, Liridona Sijarina, tha se organizata po solidarizohet me qytetarët që po kundërshtojnë projektet që, sipas saj, rrezikojnë tokën dhe natyrën në Shqipër.

Sot kemi dalë këtu për të shprehur solidaritetin tonë me protestat në Shqipëri, që janë duke u bërë për të mbrojtur tokën dhe natyrën në Zvërnec, Sazan e përte

tha ajo.

Sijarina e ka cilësuar atë si një projekt që synon t’i kalojë pasuritë publike në duart e investitorëve privatë. 

Javët e fundit tashmë gjithë bota u njoftua për marrëveshjen ndërmjet Jared Kushner dhe Edi Ramës. Një marrëveshje kjo e cila synon me ia zaptuar tokën shqiptare e me ia dhënë pasanikëve

deklaroi ajo.

Sipas saj, zonat e Zvërnecit dhe Sazanit, të cilat shpesh janë përshkruar si ndër pasuritë më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë, po përballen me rrezikun e privatizimit dhe shndërrimit në resorte luksoze. Ajo akuzoi qeverinë shqiptare për favorizim të interesave të kapitalit të madh dhe tha se proceset e privatizimit po cenojnë interesin publik, mjedisin dhe komunitetet lokale. 

Me aminin e Edi Ramës, kjo tokë u shit dhe menjëherë oligarkët filluan brutalizimin ndaj natyrës dhe popullatës vendase, duke grabitur jo vetëm tokat, por edhe mundësinë për jetë në ato zona

u shpreh Sijarina.

Në fjalimin e saj, ajo e cilësoi kundërshtimin ndaj këtyre projekteve si pjesë të një rezistence më të gjerë kundër modelit neoliberal të zhvillimit dhe kundër, siç tha ajo, “shpronësimit të qytetarëve në favor të një pakice të pasur”. Sijarina tha se protestuesit në Kosovë e konsiderojnë kauzën e qytetarëve në Shqipëri si të përbashkët dhe shprehën mbështetje për lëvizjet që kundërshtojnë privatizimin e zonave bregdetare dhe pasurive natyrore.

Lufta e tyre është edhe e jona. Qëndrojmë pranë atyre që sot po luftojnë për veten dhe tokat e tyre, për natyrën dhe për jetën

deklaroi ajo.

Protesta u zhvillua në shenjë solidariteti me demonstratat e mbajtura ditët e fundit në Shqipëri kundër projekteve të zhvillimit turistik në disa prej zonave më të njohura bregdetare të vendit.

Burimi: Koha Ditore

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Protestuesit, nese duan qe protesta te mbijetoje, duhet te mos lejojne perfaqesuesit e parti ve te vogla politike, qe ta shfrytezojen ate epr te fituar kapital politik. Ata NUK duhet te lejojne qe te flasin ne podiumet e improvizuara para protestueve keta individe: Adriatik Llapaj, Agron Shehaj, Arlind Qorri. Por edhe perfaqesues politike te ketyre partizave. Ne proteste marrin pjese qytetare, qe padyshim shume prej tyre mund te kene bindje politike, te majte apo te djathte; keta mund te largohen nese preken ne sentimentet e tyre, te mos jemi naive. Ja po ju tregoj nje shembull shume domethenes: Nje aktivist i Arlind Qorrit, nje ErionVelist i thekur, dilte mu prane podiumit, sa me prane kamerave televizive me nje pankarte ku shkruhej: Rama ne burg Berisha ne burg! Nga ana tjeter Mafia e Fjales se Lire qe raportonte live, perseriste e perseriste papushim kete slogan, gjoja se ishte slogani i protestes. Pastaj, po aktiviste te ketyre partizave te vogla, te kamufluar si protestues te paparti shkuan prane selise se PD-se po me te njejten thirrje. Organizatoret e vertete te protestes, nese ka, duhet ti zbojne keta maskarenj nga protesta.
I bej thirrje konspiracionistit Altin Goxhaj, meqe ky eshte ne armiqesi me ta, qe ashtu sic di ai, dmth t'i turperoje publikisht para kamerave, te beje gjithcka qe te mos i lejoje keta zuzare te perfitojne nga protesta per agjendat e tyre personale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.