Protestë në Kosovë për Zvërnecin
Grupi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur të enjten një protestë solidarizuese para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Shqipëri kundër privatizimit të zonave bregdetare, përfshirë Zvërnecin dhe Sazanin. Gjatë protestës, përfaqësuesja e kolektivit, Liridona Sijarina, tha se organizata po solidarizohet me qytetarët që po kundërshtojnë projektet që, sipas saj, rrezikojnë tokën dhe natyrën në Shqipër.
Sot kemi dalë këtu për të shprehur solidaritetin tonë me protestat në Shqipëri, që janë duke u bërë për të mbrojtur tokën dhe natyrën në Zvërnec, Sazan e përte
tha ajo.
Sijarina e ka cilësuar atë si një projekt që synon t’i kalojë pasuritë publike në duart e investitorëve privatë.
Javët e fundit tashmë gjithë bota u njoftua për marrëveshjen ndërmjet Jared Kushner dhe Edi Ramës. Një marrëveshje kjo e cila synon me ia zaptuar tokën shqiptare e me ia dhënë pasanikëve
deklaroi ajo.
Sipas saj, zonat e Zvërnecit dhe Sazanit, të cilat shpesh janë përshkruar si ndër pasuritë më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë, po përballen me rrezikun e privatizimit dhe shndërrimit në resorte luksoze. Ajo akuzoi qeverinë shqiptare për favorizim të interesave të kapitalit të madh dhe tha se proceset e privatizimit po cenojnë interesin publik, mjedisin dhe komunitetet lokale.
Me aminin e Edi Ramës, kjo tokë u shit dhe menjëherë oligarkët filluan brutalizimin ndaj natyrës dhe popullatës vendase, duke grabitur jo vetëm tokat, por edhe mundësinë për jetë në ato zona
u shpreh Sijarina.
Në fjalimin e saj, ajo e cilësoi kundërshtimin ndaj këtyre projekteve si pjesë të një rezistence më të gjerë kundër modelit neoliberal të zhvillimit dhe kundër, siç tha ajo, “shpronësimit të qytetarëve në favor të një pakice të pasur”. Sijarina tha se protestuesit në Kosovë e konsiderojnë kauzën e qytetarëve në Shqipëri si të përbashkët dhe shprehën mbështetje për lëvizjet që kundërshtojnë privatizimin e zonave bregdetare dhe pasurive natyrore.
Lufta e tyre është edhe e jona. Qëndrojmë pranë atyre që sot po luftojnë për veten dhe tokat e tyre, për natyrën dhe për jetën
deklaroi ajo.
Protesta u zhvillua në shenjë solidariteti me demonstratat e mbajtura ditët e fundit në Shqipëri kundër projekteve të zhvillimit turistik në disa prej zonave më të njohura bregdetare të vendit.
Burimi: Koha Ditore

Comments
Protestuesit, nese duan qe
Protestuesit, nese duan qe protesta te mbijetoje, duhet te mos lejojne perfaqesuesit e parti ve te vogla politike, qe ta shfrytezojen ate epr te fituar kapital politik. Ata NUK duhet te lejojne qe te flasin ne podiumet e improvizuara para protestueve keta individe: Adriatik Llapaj, Agron Shehaj, Arlind Qorri. Por edhe perfaqesues politike te ketyre partizave. Ne proteste marrin pjese qytetare, qe padyshim shume prej tyre mund te kene bindje politike, te majte apo te djathte; keta mund te largohen nese preken ne sentimentet e tyre, te mos jemi naive. Ja po ju tregoj nje shembull shume domethenes: Nje aktivist i Arlind Qorrit, nje ErionVelist i thekur, dilte mu prane podiumit, sa me prane kamerave televizive me nje pankarte ku shkruhej: Rama ne burg Berisha ne burg! Nga ana tjeter Mafia e Fjales se Lire qe raportonte live, perseriste e perseriste papushim kete slogan, gjoja se ishte slogani i protestes. Pastaj, po aktiviste te ketyre partizave te vogla, te kamufluar si protestues te paparti shkuan prane selise se PD-se po me te njejten thirrje. Organizatoret e vertete te protestes, nese ka, duhet ti zbojne keta maskarenj nga protesta.
I bej thirrje konspiracionistit Altin Goxhaj, meqe ky eshte ne armiqesi me ta, qe ashtu sic di ai, dmth t'i turperoje publikisht para kamerave, te beje gjithcka qe te mos i lejoje keta zuzare te perfitojne nga protesta per agjendat e tyre personale.
Lerua keshillat spinerve.
Lerua keshillat spinerve.
Edhe njehere, se me duket se
Edhe njehere, se me duket se u keqkuptova, protestuesit duhet te flakin jashte nga protesta mashtruesit e poshtecituar: Arlind Qorri, Adriatik Llapaj dhe Agron Shehaj. Keta tre mashtrues jane kryetare partish politike. Protesta nuk mund te jete qytetare dhe ne te te bejne protagonizem Agron Shehaj, Adriatik Llapaj dhe Arlind Qorri. Une kam hasur keto dite shume nga keta protestues ( per te cilet edhe keshilla ime) dhe ua kam ngritur kete shqetesim qytetar shume te rendesishem; me beri habi se e dine shume mire, se e kuptojne shume mire shqetesimin dhe se plehrat e lartcituara do te diskretitohen dora dores, ne kohen e pershtatshme dhe menyren shembullore. Nuk e mund te mos e pranoj se kjo me qetesoi pa mase.
Por keshilla ime ne komentin e pare ishte per ata te rinj qe i ka kapur vala e entizuazmit dhe e shohin protesten si mundesi per te bertitur e folur e qeshur me te madhe, pra si mundesi per te bere qejf me kete rast.
Gjithashtu, i perseris edhe thirrjen Altin Goxhajt: Altin do te ishte fyese per ty dhe gjithe rrethin tend te lavdishem Anti-Sorros, te lejonit qe kelyshet e Sorrosit sic u quan ti tre mashtruesit e mesipern, te marrin persiper protagonizmin e protestes. Largojini mashtruesit nga protesta, qofte edhe me pahir.
Po a eshte e spinuar protesta
Po a eshte e spinuar protesta? Ku dine gje protestuesit ca duan! Ata jane aty si vegla qorre. Kur ua thone kete, e bejne. Perndryshe nje tufe delesh pa tru. Plus protesta po tkurret.
E nderuar redaksia, shumica e
E nderuar redaksia, shumica e protestuesve as ia kane idene. Keshtu ka qene perhere e do te jete, jo vetem Selanik e tatepjete, por ne te gjithe boten. Ironia e ketyre protestave eshte se spinuesve u del nga kontrolli spina. Uroj qe tu dale. Dhe ka shume mundesi, meqe shume te rinj demokrate i jane bashkuar protestes keto dy ditet e fundit, natyrisht me vetedije dhe qellimplote. Ka spin-doctore po ka edhe doktore spin doktoresh po qe nevoja. Nuk mund t'u lihet ne dore fruti i nje pune te stermundishme 13 vjecare anti-regjim ca avanturierve dhe mashtruesve qe shtiren si apostuj te se vertetes.
Ca lidhje ka protesta ne
Ca lidhje ka protesta ne fjale me punen e stermundishme antiregjim te PD-se qe sugjeroni ju? PD-ja ne pune te vet, merr 500 mije vota. Ka Mul Noken dhe Saliun, qe nuk jane aventuriere. Ka Shqiperia edhe te tjere qe protestojne pa dashur te kene te bejne me ta dhe me PS-ne. Aty ka qene PD-ja, ka bere protesta per Saliun sa plasi. Aty do jete prape. Duke vazhduar me te njejten mide. Nuk po e paragjykon kush. E kane frutin ne dore, ta mbajne. Une habitem pse demokratete e rinj bashkohen aty kur kane PD-ne per te vazhduar rrugen qe kane nisur!
Jo e nderuar redaksia, me
Jo e nderuar redaksia, me lejoni qe te mos jem dakord me ironin tuaj te sforcuar. Ka 13 vite qe i vetmi qe i ka qendruar perballe ketij regjimi, me akuza konkrete jo me llafe kot te pergjithshme, eshte Sali Berisha; eshte fakt, dhe s'ka urrejtje ne bote qe te mund ta zhbeje si te tille. Kur denonconte Berisha kanabizimin e vendit, qe ne vitin 2014, te gjithe qeshnin ( dhe ka shume gjase qe edhe ju) : c'po ja fut kot edhe ky Saliu, sa po e tepron! Dhe ja ku dolli qe gjithe Shqiperia ishte kthyer ne plantacion gjigand hashashi mu ne syte e e gjithe tallesve mediatike. Denoncoi vrasesit, perdhunuesit dhe trafikantet e prostitutave dhe droges ne parlament, prape e njejta gje; dhe ja ku dolli prap Ligji i Dekriminalizimit. Nuk po marr me radhe te gjitha se jane aq shume, por te gjitha keto i ka bere i vetem Sali Berisha; dhe vetem pasi i denonconte ai, beheshin debate ne media, ne keto media te mbushur perplot me analiste te "pavarur" dhe gazetare te shquar investigues, qe e shihnin shume qarte ate qe shihte BErisha, porqe ose nuk kishin tope ose ishin te kapur fund e maje nga regjimi. Pikerisht per keto denoncime te papra regjimi me zuzare nderkombetare e shpallen Nongrata, e perjashtuan edhe nga Partia e tij, e futen edhe ne burg (se burg ishte arresti 1 vjecar). Nuk me komplekson aspak kjo proteste, as pjesmarrja e saj, sepse sikunder e kam thene: kur nuk duallen atehere kur duhej, dmth kur Rama u vodhi voten, qe eshte edhe burimi i gjithe zullumeve te tij, keta spurdhjake rrinin e zderhalleshin kafeneve. Do zoti behet ashtu si thone keta, dmth qe Rama te rrezohet, qe te vije edhe njehere Doktori - se patjeter qe VETEM ky do vije, po u rrezua Rama - dhe te mbylle njehere e pergjithmone ciklin e ketij tranzicioni te stergjate. Besoj se tani i vura kapak. Flm per replikat.
Shkrimet aty janë që nga 2013
Shkrimet aty janë që nga 2013 e pas. Nuk.pritem Saliun per kanabizimin qe tentoi edhe ta relativizonte. Shendet!
E nderuar redaksia, kanabizmi
E nderuar redaksia, kanabizmi filloi te zbatohej si projekt ne vitin 2014, fill pas aksionit te bujshem ne Lazarat. Un i mbaj mend shume mire akuzat e Berishes atekohe per avionet me droge qe uleshin ngado neper Shqiperi. Te gjithe qeshnin dhe talleshin. Mbaj mend si sot seancen ne Parlament, ku salla oshtinte nga te qeshurat per avionet imagjinare te Saliut! Po ate dite, ne mbremje, ne Opinionin e Fevzos analistet e socialistes qeshnin e mbanin barkun me dore per avionet mushkonja qe i perhiheshin Doktorit; nje jave me pas, po tek Fevziu nje emision tjeter po me kete teme, por ne kete rast sepse ishte rrezua me te vertete nje avion ne toke-are, dmth te leruar. Ata qe qeshnin, nxinin tani. Pastaj avionet filluan te kapeshin me radhe ne xhade, breg te detit dhe ne aerodrome ne funksion apo te braktisura. Kjo eshte epitoma e denoncimeve te Berishes; sepse me te gjitha denoncimet e medha qe ka bere, dhe qe VETEM ky i ka bere, ka ndodhur e njejta gje, i njejti qendrim talles nga kundershtaret e njejta shperfillje e turpshme nga gazetaret dhe opionistet e medias.
Qetesohu o mavri qetesohu.
Qetesohu o mavri qetesohu. Nuk shkon Saliu ne burg se i ka kalluar te 80t. Nuk ta ndot njeri e as sllogan PDn. Ti vec dil ne terren e kapi te rinjte e folju te mos shajne plakun e penxheres. Ruaj energjine e pashterueshme. I sugjerojme Redaksise te hapi kendin tend Berishist.
Aman more mos merrni kot
Aman more mos merrni kot eshte ju tani. U mblodhen 10 vajza me nga 1 A4 ne dore e bertasin per Zvernecin ne Prishtine. Ata Elbasan e poshte as nuk e kane degjuar, as pare, aq me shume tu dhembe gje. Keta figura te kesaj NGO-se ku ishin kur policat rrahen e sakatuan fshataret e Velipojes. Ku ishin kur u prish Teatri apo u ngriten studentet?
futja kot tani
Po tamam, dolen nje grup
Po tamam, dolen nje grup gocash diku se ju kishin ardhur ato dhe obobo ...
pika ... pika ...
ndonje plumb ti futesh Ramen ke? qe ta bejme dhe hero hajdut, se Berisha ka vdekur tashme.
Marjan, pikerisht pra. Se
Marjan, pikerisht pra. Se keta te shoqerise civile te fejsbuqeve kane bere hespashere protesta; lajmeronin njeri-tjetrin ne Facebook, a dalim, kur dalim, ku dalim (zakonisht ne qender ose para Kryeministrise) ca ore takimi, ok hajde dalim; dhe dalin nja 20 a 30 vete e kaq! Po kesaj radhe - ndryshe nga c'thone entuziastet e protestes qe ishte akumulimi i zullumit, pika qe u derdh etj etj, sepse sic them une zullumi eshte trash e keput e trashet e keputet papushim dhe gota me uje rrjedh papushim, dhe keta te rinj as se kane care menderen - kesaj radhe ka nje faktor tjeter, qe akoma nuk e dime se cfare pikerisht, i cili , per mua eshte faktori kryesor i spirales se protestes. Une si opozitar, do te doja shume, me shume edhe se entuziastet ( qe cuditerisht, ose jo, jane krejt te majte), qe shkaku i saj te ishte ky qe thone keta; por eshte shume e bukur per tu besuar. Asnje gje e mbare nuk behet me dredhi, me hilera, sterkembesha, thika pas shpine, sado qe ata qe e pesojne jane te urryeshem. Duhet troc dhe perballe. Ja pse jame bere mbase edhe shume i bezdisshem ketu kur permend Berishen, sepse, ne gjithe kete kakofoni opinionesh e qendrimesh, ne gjithe kete shkulm teorish nga me te cuditshmet, eshte i qarte, i sakte, i drejte dhe mbi te gjitha i ndershem ne qendrim: qeveria duhet te beje transparence; projekti duhet te behet sipas konventave europiane; Edi Rama e ka miratuar kete investim jo per interesin publik, por per interesin e tij te ngushte per te blere kredite politike; mbeshtesim cdo proteste; respektojme kete proteste, POR nuk perfshihemi si parti ne te. Kaq.
Add new comment