Kryeministri Rama kritikon si të dështuar politikën amerikane të 30 viteve të fundit
Në një fjalë të mbajtur në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama, ka kritikuar politikën amerikane të luftës dhe ndëryrjes, duke sjellë si shembull bombardimet në Irak dhe Afganistan.
Besoj që Bashkimi Europian është bekimi që kemi të gjithë ne, përfshirë edhe francezët, të cilëve kurrë nuk iu pëlqen diçka për një kohë të gjatë dhe besoj që për ne, Shqipëria në Bashkimin Europian është pikërisht ajo çfarë mund të quhet bekim, sepse po të ishim ajo çfarë ishim pas 50 vjetësh, Kore e Veriut e Europës; pas 50 vjetësh izolim tërësor nga të gjithë, sepse ishim izoluar nga Perëndimi e Lindja; pas 50 vjetësh diktaturë gjakatare varfërie dhe Bashkimi Europian nuk do të ishte aty, do të kishin pasur të njëjtin fat si Afganistani, Iraku apo kushdo tjetër.
Flasim për vende ku amerikanët shkojnë të ndreqin gjërat me bomba dhe kur largohen, gjërat janë më keq se ç‘ishin në fillim. Për këtë po flas. Bashkimi Europian është diçka që çdo europian, përfshirë francezët, duhet ta gëzojnë si dhuratë nga etërit themelues, e që nuk duhet rrezikuar aspak.

Comments
Njesoj si nje nene kurve qe u
Njesoj si nje nene kurve qe u thote femijeve te vet, beni si them une e mos beni si bej une!
Obobobobo moj nene!
Qe eshte i rreshkitur ky e ka treguar me kohe, po paska dale fare nga binaret. Lum si Shqiperia qe ka nje lider si puna e ketij.
Add new comment