Titujt kryesorë të gazetave shqiptare sot (14 dhjetor 2013)

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 02:09

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor: “Eksploziv prefektit. Hetimet: Akt me qëllim terrorist”. Titull tjetër: “Paketa. Dhoma amerikane: Jemi shumë të zgënjyer”

Gazeta “Panorama” ka në fokus: Kushtetuesja. “Nëpunësi, rrëzohet akti normativ i qeverisë”. Tituj të tjerë:  “Tritol makinës së prefektit, 2 telefona në telefonin e bombës”; “Shifrat në buxhetin e ri, 950 milion USD borxh”

Gazeta "Shekulli" çelet me: Bombë prefektit, një ditë para shembjes së pallatit “Jon” . Tituj të tjerë janë: “Rrëzohet akti normativ, gjykata kushtetues pro PD-së”; “Lalla urdhëron verifikimin e padisë për Imamin”

Gazeta DITA çelet me shkrimin “Çfarë di Doktori për tritolin”? Shkrim tjetër: Mbi Imamin, Kodhelin dhe kallzimet penale

Gazeta "Koha Jonë" ka si argument kryesor: “A ka shtet në këtë vend?”Tituj të tjerë janë: “Makina që do të shpërthente dje para selisë së Kryeministrisë”; “A ka përgjegjësi ish-Drejtori i  Përgjithshëm i Tatimeve për aferën 5.2 milion euro?”

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Bombë nga Vlora në Kryeministri”. Tituj të tjerë janë: “Kompleksi "Jon" hidhet sot në erë me tritol”; “Administrata, Kushtetuesja rrëzon qeverinë”<br

Gazeta "Mapo" ka si argument kryesor: “Dy dhjetorët e Imamit”. Tituj të tjerë janë: “Kushtetuesja rrëzon Ramën, 5 me 4 aktit të administratës”; “Tetë fituesit flasin për fundin e “Pena e argjendtë”

Shqiptarja.com çelet me:  “Tritol prefektit. Besnik Dervishi: Atentati nga mafia e ndërtimeve të Vlorës”. Tituj të tjerë janë: “rrëzohet me vota 5-4 Akti normativ kaos në administratë”; “Intervista. Rama:Humbën një shans të madh me armët kimike”

Gazeta “Standard” çelet me titullin: “Partia Socialiste sulm Kushtetuese. “Rrëzon” qeverinë për nëpunësin civil. Pritet zbardhja e vendimit”

Gazeta “Rilindja Demokratike” çelet me: “Të kemi vendosur pak tritol, zbrit ta heqim”. Titull tjetër: “Partia Socialiste, sulm histerik ndaj Gjykatës Kushtetuese”

Gazeta “Zëri i Popullit” ka në fokus: “Kryeministri: administratë në shërbim të qytetarit dhe ligjit”. Titull tjetër: “Bushati: Pavarësisht vendimit për statusin, do të vazhdojmë me reformat”

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.