Kushtetuesja: Akti i nëpunësit civil, antikushtetues. Reagon Braçe: Dihej, Kushtetuesja kontrollohet nga PD

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë aktin normativ të qeverisë, që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil. Kushtetuesja ka vendosur që ta quajë antikushtetues këtë akt normativ, duke mbështetur kështu pretendimet e Partisë Demokratike dhe duke i dhënë goditjen e parë qeverisë së zotit Rama. Me rrëzimin e këtij akti, hyn në fuqi ligji i miratuar pranverën e kaluar, në prag të zgjedhjeve, edhe pse për këtë ligj deri në shtator kur mori detyrën qeveria e re, nuk ishin hartuar aktet nënligjore. Më 17 tetor, Kuvendi miratoi vetëm me votat e maxhorancës aktin normativ për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Miratimi i aktit normativ u pa i domosdoshëm për shkak të pazbatueshmërisë së ligjit të “Nëpunësit Civil”, si pasojë e mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit. Vendimi i qeverisë u kundërshtua ashpër nga opozita e djathtë, pasi akti, sipas saj, synon që maxhoranca të bëjë spastrime në radhët e administratës.
Vendimi i Kushtetueses pritet të hapë një debat jo vetëm politik, por edhe juridik. I pari ka qenë deputeti socialit Erion Braçe, i cili thotë se vendimi është i pritshëm, duke qenë se Gjykata Kushtetuese kontrollohet nga PD, pasi shumë prej gjyqtarëve ia dedikojnë karrierën Shkëlzen Berishës.
Zh.
Add new comment