Vlora, nesër në “coprifuoco”, hidhet në erë me dinamit pallati i shumëpërfolur i vjehrrit të Lul Bashës

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, Shtetrrethimi (coprifuoco) është një urdhër i shqiptuar nga autoritetet, zakonisht qeverisë dhe / ose ushtarake të të gjithë civilëve për të qëndruar në shtëpitë e tyre gjatë natës, ndoshta edhe në orë të ndryshme të ditës. Pikërisht kjo masë është marrë nga autoritetet vendore dhe policia për nesër në qytetin e Vlorës.Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila ka lajmëruar masat e forta të sigurisë nesër në të gjithë vijën bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli, ku do të ndalohet tërësisht qarkullimi i mjeteve nga ora 09.00-15.00.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët, në mënyrë të veçantë banorët e qytetit të Vlorës, se në datë 14.12.2013 do të ketë bllokim të lëvizjes në rrugën “Aleksandër Moisiu” të këtij qyteti, për shkak të punimeve për shembjen e kompleksit “Jon” në afërsi të Ujit të ftohtë. Bllokimi i lëvizjes për automjetet dhe qytetarët në rrugën “Aleksandër Moisiu” do kryhet prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Gjatë këtij intervali kohor automjetet dhe kalimtarët mund të shfrytëzojnë për lëvizje rrugën “Dhimitër Konomi”. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët për mirëkuptimin,” thuhet në një njoftim zyrtar.
Për hedhjen në erë të pallatit janë hapur plot 1500 vrima për të vendosur eksplozivin, ndërsa gjatë këtyre ditëve janë bërë edhe studime përkatëse për mënyrën sesi do të bëhet shpërthimi i kontrolluar nga forcat xheniere të drejtuara nga INUK.
Zh.
Comments
Po mire o Zh. c'na duhet neve
<p>Po mire o Zh. c'na duhet neve se si i thone shtetrrethimit ne italisht ?!</p><p>Cfare eshte Shqiperia, koloni italiane ??</p><p>Ju befsha naften me gjithe <em>coprifuoco e lungomare </em>bashke . Na merzitet me kete snobizmin tuaj dyleksh</p>
Po mire mo, a e dini qe do
<p>Po mire mo, a e dini qe do demshperblehen ato pronaret apo jo?</p>
Add new comment