Britania, megjithëse “sedentare” dhe e “plakur”, është shteti me kërkimin më të mirë shkencor në botë

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 13:01

Sipas një raporti të ri të publikuar pak ditë më parë, Britania e Madhe ngelet pesha e rëndë e kërkimit shkencor në botë dhe renditet e para ndër shtetet me kërkimin më intensiv global, si Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Edhe pse Britania përfaqëson vetëm  0.9% të popullsisë globale, ajo bën 3.2% të shpenzimeve botërore në sektorët e  Kërkimit dhe Zhvillimit, 4.1% të kërkimeve, 6.4% të artikujve studimorë, 9.5% të shkarkimeve të artikujve kërkimorë dhe realizon 15.9% të artikujve shkencorë më të cituar në botë.

Britania e Madhe është kombi më produktiv për kërkimin në termat e artikujve dhe citimeve për njësi shpenzimesh në sektorin e Kërkimit dhe Zhvillimit, duke u renditur i pari midis shteteve me të cilat krahasohet në këto dy tregues”, thotë raporti i anonçuar nga Departamenti Britanik i Biznesit, Inovacionit dhe Aftësive. Raporti zbulon që krahasuar me 10 vjet më parë dhe me mesataren botërore, Britania ka rritur fokusin në shkencat sociale dhe biznes, por ka krijuar përpjesëtimisht më pak artikuj në biologji, shkencat e mjedisit dhe të natyrës, matematikë dhe inxhinieri.

Kërkuesit në Britani janë gjithsesi më sedentarë sesa ata në Kanada dhe pse më pak sesa ata të Kinës, ku  71% janë përshkruar si sedentarë nga 1996-a në 2012. Kjo shifër krahasohet me  60% të kërkuesve japonezë, 52% të italianëve, 47% të amerikanëve, 36.7% të francezëve dhe 36.3% të gjermanëve. Kërkuesit britanikë janë vlerësuar me 28.3% pas kanadezëve me  27%.

Ministri i Universiteteve dhe Shkencave të Britanisë David Willetts tha që raporti tregon qartë forcën e vazhdueshme të bazës së kërkimit shkencor në Britaninë e Madhe: “Unë e kam thënë gjithmonë që dua që BM të jetë vendi më i mirë në botë për të bërë shkencë dhe ky studim tregon që ne jemi në rrugën e duhur për të arritur këtë qëllim. Një bazë e shkëlqyer kërkimore ndikon direkt në rritjen ekonomike dhe po na mban në ballë të garës globale të shkencës”, tha Willetts.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.