Arkiv-Lajme

Propozim “plumb” i rëndë për statusin: Të jepet në qershor dhe të hartohet raport verifikues shtesë

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 11:13

Burime diplomatike për Zërin e Amerikës pohojnë se pesë shtete anëtare kyçe si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka, kanë propozuar në mbledhjen e pasdites së sotme një ndryshim në tekstin e projekt-përfundimeve, ku kërkojnë që Shqipërisë, Statusi t’i jepet qershorin e ardhshëm. Bie në sy në këtë propozim se kërkohet edhe që Komisioni europian të paraqesë një tjetër raport për Shqipërinë, pavarësisht se ai ka deklaruar se vendi i ka përmbushur detyrimet e tij ndaj Brukselit për çështjen e Statusit.

FMN-BB, një miliard dollarë kredi në tre vjet për Shqipërinë. Me ca kushte

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 09:54

Shifra është 1 miliard dollarë dhe lëvrimi i kësaj shume që nuk ka qarkulluar më parë në lajmet mbi negociatat e FMN-së me qeverisë shqiptare, do të kryhet në tre vjet. Fjala është për kredinë që do marrë Shqipëria pas negocimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, në mbështetje të buxhetit. Takimi përfundimtar u zhvillua në orët e paradites në ambientet e Ministrisë, ku të pranishëm kanë qenë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Bastet ilegale, nën hetim Gatusso. Do pyetet edhe Igli Tare

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 08:53

Gennaro Gattuso dhe Cristian Brochi janë shpallur nën hetim nga prokuroria Cremona-s në Itali, të dyshuar për përfshirje në industrinë e basteve ilegale. Operacioni blic i policisë vuri në pranga katër persona, ndër të cilët edhe Francesco Bazzani.

Pas incidentit të djeshëm, KLD u “kërkon ndihmë ndërkombëtarëve”

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 07:58

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka thënë të vetën 24 orë pas debateve në mbledhjen për emërimet e 13 gjyqtarëve, për t’ju përgjigjur deklaratave të djeshme të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe përfaqësuesit të Parlamentit në KLD, Sokol Çomo. Zëdhënësi Elis Kuçi ka lexuar para mediave qëndrimin e KLD-së, sipas të cilit përfaqësuesit e maxhorancës u larguan nga mbledhja për të krijuar një situatë penguese. Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron se ka qenë transparent dhe se janë ndërtuar standarde për vlerësimin e gjykatësve dhe për emërimin e tyre.

Statusi, Holanda nga e kuqja kalon në dritën portokalli? Ende s’kemi vendosur, thotë Timmermans

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 06:46

Ka nisur mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së ku do diskutohet statusi i vendit kandidat për Shqipërinë. Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Frans Timmermans, para fillimit të mbledhjes u shpreh se Holanda ende nuk ka marrë një vendim për Shqipërinë. “Nuk kemi marrë vendim për Shqipërinë. Presim ta diskutojme me kolegët e tjerë gjatë mbledhjes”, njofton ATSH deklaratën e Timmermans.

Gazsjellësi TAP, në Pulia ka nisur lëvizja anti që rrezikon projektin

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 05:53

Nëse në Romë, Bruksel, Tiranë, Athinë dhe Baku entuziastët janë të shumtë, disa të tjerë ushqejnë dyshime mbi impaktin real të gazsjellësit TAP në ekonominë italiane. Revista Klan ka përkthyer një shkrim të italianes l’Espresso, që flet për një lëvizje NO Tap që është forcuar në Pulia, pika ky përfundon linja e madhe e gazit që nis nga fushat azere të Shah Denizit. Një grupim bashkish e komunash, por edhe shoqata të ndryshme, kanë krijuar komitetin kundër TAP-it. Janë dëmet mbi mjedisin dhe biznesin e turizmit, ato të cilave u tremben shumë banorët lokalë.

“Rotacioni” i mandateve parlamentare, sot 7 ministra heqin dorë nga ligjvënia

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 04:21

Nis sot procesi i lënies së mandatit të deputetit nga parlamentarët e koalicionit të majtë që kanë pranuar poste qeveritare shtatorin e kaluar. E ka njoftuar këtë Ilirjan Celibashi ministër shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në një postim në facebook. “Sot së bashku me kolegët Ministra Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço dorëzojmë mandatin e Deputetit. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqëndrohemi në rolet tona ekzekutive.” shkruan në postimin e tij Celibashi.

Statusi, kryediplomatët e BE-së vendosin sot për Shqipërinë

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 03:07

Sot është dita kur Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të mblidhen për të marrë vendim lidhur me propozimin e Parlamentit të BE-së për statusin e Shqipërisë. Pas mbledhjes së ministrave të jashtëm do të ketë një edhe konferencë për shtyp dhe Shqipërisë do t`i komunikohet nëse do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Shënim: Ç’do të mbulojnë huatë dhe mbështetja buxhetore në 2014-ën?

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 18:35

Projekt-buxheti i shtetit shqiptar për 2014-ën parashikon një nivel huaje të brendshme prej 460 milion dollarësh dhe një nivel huaje të jashtme prej 300 milion dollarësh, ndërkohë që parashikon një mbështetje buxhetore (nga FMN dhe Banka Botërore) në nivelin 390 milion dollarë. Pra, një total huaje dhe mbështetje buxhetore prej 1.15 miliard dollarësh.

Studimi vetjak i ing.Arben Meçajt për Ditën: Ekspertiza për Olldashin nuk jep të vërtetën!

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 16:27

Arben Meçaj, personazh aspak i panjohur edhe për politikën dhe veprimtar i lëvizjes studentore, është një inxhinier me profesion dhe pedagog që në fakultetin e Inxhinierisë ka dhënë lëndën e dinamikës së lëvizjes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme