Arkiv-Lajme
Administrata, pas Kushtetueses e paqartë sesi do të veprohet nga qeveria
Rrëzimi që Gjykata Kushtetuese i bëri Aktit Normativ të qeverisë për nëpunësin civil ka lënë të pasqaruar shtegun sesi do të veprohet më tej në këtë drejtim. Qeveria ka premtuar konkurse, sikurse ka bërë të qartë se do të bëjë një skaner të administratës. Por presioni politik është shumë i lartë në të dyja krahët. Madje ish-kryeministri Sali Berisha nuk mungoi të deklaronte para dy muajsh, se largimet nga puna dhe cenimi i administratës rrezikonte edhe vetë statusin e vendit kandidat.
Pasojat e kthimit të mundshëm të emigrantëve në Shqipëri
“Dojçe Vele” i ka kushtuar sot një hapësirë rënies së remitancave nga emigracioni shqiptar dhe ndikimit të tyre në ekonominë e Shqipërisë. Është një problem të cilin në Shqipëri vitet e fundit po e njohin përherë e më shumë si një element më shumë rëndues për ekonominë, duke qenë se vetëm vitin e kaluar e këtej rënia e dërgesave të emigrantëve ka qenë drastike. Gjithsesi fokusi i DW-së ka qenë sidomos mundësia e kthimit të emigrantëve dhe çfarë ndikimi mund të ketë ky proces në ekonominë tonë.
Kryeministri në takim me biznesin e vogël: "Taksa që paguanit deri tani do bëhet zero"
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në zonën e “Don Boskos” ku ka sqaruar personalisht sesa do të jetë barra fiskale për këtë kategori. Duke marrë shkas nga debatet e fundit dhe interpretimet që po i bëhen buxhetit të ri, Rama ka zbritur vetë në terren për të dhënë shifrat konkrete që do të paguajnë që këtej e tutje të gjitha subjektet tatimore. “Taksën e biznesit të vogël ju e paguanit 595 mijë lekë. E gjitha aforfe e pushtetit vendor. Përveç pushtetit vendor, që ua merrte aforfe, ju paguanit edhe tatim-fitimin 10%.
A mund të zbatohet shembulli gjerman për raportet fe-shtet në hapësirën shqiptare?
Perëndimi ofron një model të mirë edhe për sa i përket zgjidhjes së problemit fetar, apo integrimit të komuniteteve fetare në jetën publike. Një çështje e tillë është bërë sidomos e ndjeshme në Kosovë, ku herë pas here, media përcjell video apo deklarata të klerikëve të ndryshëm që bëjnë pohime të cilat kanë shkaktuar jo pak debate. Një nga këta është edhe Shefqet Krasniqi, i cili në një intervistë për gazetën “Express” ka vlerësuar praktikën e disa vendeve europiane që integrojnë në sistemin e tyre të së drejtës pjesë të Sheriatit.
Sondazh për raportet shqiptaro-greke. 18% e shqiptarëve: Greqia kërcënim. Për çështjen çame vetëm 60% e grekëve kanë dëgjuar ndonjë gjë
Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë marrë në fokus dhe janë shqyrtuar në një tryezë të përbashkët të organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare dhe Fondacioni Helen për Politikat e Jashtme. E reja e këtij takimi është se ai ka ofruar statistika mbi perceptimin reciprok që ekziston në të dy vendet. Ja disa shifra:
Kritika të forta ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë. Gazetari Mushkolaj: Lauka mban leksione historie
Gazetari Imer Mushkolaj i gazetës kosovare “Express”, ka botuar dje një artikull të titulluar “Huqjet e një diplomati” ku merret gjerë e gjatë me të bërat e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. “Islam Lauka kurrsesi nuk mund të shërbejë si model i mirë për pasardhësin e tij në postin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë”, e fillon shkrimin Mushkolaj. Ai ka marrë shkas për artikullin nga disa shqetësime publike të Laukës për ata që i quan mohues të historisë së kombit dhe këtë e ka bërë në Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë.
Gazeta “Zëri”: “Serbia fituesja e madhe e Integrimit. Kosova mbeti me "gisht në gojë”
Gazeta “Zëri”: “Serbia fituesja e madhe e Integrimit. Kosova me gisht në gojë”
Raporti i Komitetit të Helsinkit: Katër vepra penale në orë për shkaqe pronësie
Prona mbetet ndër shkaqet kryesore i konflikteve në Shqipëri. Komiteti i Helsinikit ka publikuar raportin vjetor në të cilin jepet një shifër e lartë e konsumimit të veprave penale për shkak të pronësisë. Katër vepra penale në orë ndodhin në Shqipëri në këtë drejtim. Ndërkohë çështja e pronës po kthehet aktualisht edhe në një problem me faturë të lartë për shtetin.
Berisha, revoltë shpirtërore ndaj FMN-së: Mos bëni dëshmi të rreme me shifrat
Tryezë e dytë e Partisë Demokratike sot, këtë rradhë me me biznesin fason, biznesin e vogël dhe agrobiznesin. Në fokus është analiza e pasojave që do të ketë Paketa Fiskale për të tria kategoritë e biznesit, dhe për kreun e PD-së Lulzim Basha, buxheti i ri dhe paketa fiskale kanë efekte shkatërrimtare për biznesin. Mjaft aktiv në tryezë ishte dhe ish kryeministrit Berisha, sipas të cilit rritja e çmimit të naftës do të ketë ndikim në rritjen e çmimeve për të gjitha produktet e tjera. “Unë po i lë të gjitha taksat, po supozoj se asnjë taksë nuk është rritur veç asaj të naftës.
Diskutimet për buxhetin, raportohen detyrime të trashëguara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme
Raportimet e ministrave të ndryshëm në komisionet parlamentare rreth buxhetit po nxjerrin disa probleme jo të vogla. Kështu ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke raportuar në Komisionin e Sigurisë ka deklaruar rishikimin e fondit të pensioneve për ushtarakët si dhe rishikimin e fondit të pagave. “Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 14 miliardë lekë. Ky buxhet përmirëson raportin mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Do të ulim shpenzimet për fondin e pagave. Forcat e armatosura do të vazhdojnë të reduktohen edhe më tej. Nga 10 mijë do të shkojnë në 9 500 forca”, tha ajo.