Presidenca greke e Këshillit të BE-së paralajmëron mbështetje për dhënien e statusit për Shqipërinë

Greqia, që merr presidencën greke të Këshillit të Bashkimit Europian në janar të këtij viti dhe me këtë rast, numri dy i qeverisë greke, Evangelos Venizellos ka dërguar dy udhëzime, respektivisht për ambasadorët e Greqisë në Beograd dhe në Tiranë. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme greke, Venizellos “ka instruktuar ambasadorin grek në Tiranë, Rokanas që të informojë qeverinë shqiptare mbi qëndrimin e Greqisë për dhënie të menjëhershme të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë...”. Po kështu Athina zyrtare shpreh gatishmërinë që të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për Shqipërinë që të përmbushë të gjitha kushtet e vëna nga BE-ja.
s.z
Add new comment