Arkiv-Lajme
Ish-kryeministri Geogievski: Maqedonia, pas 15 vitesh, shtet i shqiptarëve, dhe... mysliman!
P { margin-bottom: 0.08in; }
Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski ka theksuar se pas 15 viteve Maqedonia do të bëhet shtet shqiptar, ndërsa më pak se 8 vite shtet i dominuar nga myslimanët.
Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për gazetën bullgare “Presse”, duke folur mbi çështjet strategjike të vendit, zgjidhjen e emrit dhe problemet e tjera me të cilat po ballafaqohet vendi.
Turqi: Luftë për pushtet, një OJQ predikuese fetare rrezikon seriozisht Erdoganin
Megjithëse kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë në administrimin e Turqisë, megjithëse kanë qasje të afërta ideologjike, pasi janë të dyja islamiste dhe konservatore, Lëvizja Gülen, e udhëhequr nga predikuesi Fethullah Gülen, tani që e ndjen veten të fortë dhe me influence në disa sektorë të rëndësishëm të pushtetit, ku ka ithtarët e saj, i është kundërvënë seriozisht partisë AKP qeverisë së Erdoganit, duke i krijuar telashe jo të vogla këto kohët e fundit.
Ish-Kryeministri deklaron se nuk do merrte kurrë borxh! (Dhe akuzon Ramën për mungesë ekonomistësh)
P { margin-bottom: 0.08in; }
Intervista u dha mbrëmë për UTV News. Ish-Kryeministri deklaroi se “kurrë” në jetën e vet nuk do merrte borxhe. “Kurrë”!
Basha për Mziun, ka besim te drejtësia?
Duket sikur Basha nuk po merr përsipër njëbetejë për arrestimin e Mziut. Kreu i opozitës ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, dhe deklaroi vetëm se, duhet respektuar prezumimi i pafajësisë deri kur gjykata të japë vendim.
“Jemi informuar dje për këtë veprim. Dua të them pikë së pari që PD është e hapur për çdo hetim për çdo çështje. Së dyti që në rastin konkret si në çdo rast procesi të jetë sipas ligjit dhe transparent dhe ne po e monitorojmë me kujdes se çfarë po ndodh”, u shpreh Basha.
Rama para grupit të PS, mbron projekt buxhetin sulmon "armikun" që ndjell apokalipsin
Rama po zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar të partisë për të diskutuar në lidhje me pr/buxhetin e 2014 dhe paketën e re fiskale. Pas fjalës për mediat e ka vazhduar bisedën me dyer të mbyllura.
Ndër të tjera, Rama tha (ose përsëriti):
Buxheti i ri:
Kemi trashëguar katrahurë financiare dhe një vend të gjunjëzuar financiarisht me një mori borxhesh.
Nafta:
Tabaku: ish-ministrat në burg? Duhet të kallëzohen edhe shumë nga ministrat aktualë...
“Një spektakël pa asnjë lloj përmbajtje” e ka qauajtur performancën e 100 ditëve tëpara tëqeverisë zëdhënësja e Grupit parlamentar të PD-së, Jorida Tabaku.
Në një intervistë për gazetën “Mapo” ajo flet edhe për kallëzimet nëprokurori të ish-ministrave, dhe hedh sfondin e kallëzimeve me sfond politik.
Ish-ministri i varfër i financave: makina 90mijë euro
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, është fotografuar duke shkuar në Kuvend me një makinë superluksoze Benz S- Class. Ka qenë gazeta Panorama që ka zbuluar se bëhet fjalë për një makinë të vitit 2012, që kushton mbi 90 mijë euro.
Por skandali nuk ndalet me kaq. Sipas të dhënave të gërmuara makina ka targa false. Targa e makinës TR4300N i përket një makine Jaguar, të sekuestruar më parë.
Megjithatë, Bode ka vendosur në xhamin e makinës një teserë të Kuvendit, për të mos u ndaluar nga policia dhe për të parkuar lirshëm ku të dojë, sipas TEMA-s.
k.c.
Berisha pyet se ku do të shkojë borxhi i ri
Në një intervistë televizive në UTV, ku veç të tjerave ka lëshuar akuza të forta ndaj Fondit Ndërkombëtar Monetar që arriti një marrëveshje me qeverinë Rama, deputeti Berisha bëri pyetjen “Ku shkon ky borxh 1 miliardë euro që merret këtë vit, kur nuk shkon për rritje rrogash? Cili projekt do të realizohet me këtë borxh gjigant?
Le të shohim sesi i përgjigjet projekt-buxheti i shtetit shqiptar kësaj pyetjeje të deputetit Berisha.
Cameron na djeg shpresat për status. Kërkohet luftë kundër korrupsionit... mos vallë duan “arrestime”?
Një nga shpresat e fundit për statusin (prej Toni Blerit, ndoshta?), Britania na i ka shuar përfundimisht.
“Ne nuk jemi në mbështetje të dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Duhen plotësuar shumë hapa përpara se të bëhesh anëtarë. Shqipëria ka bërë shumë përpjekje për reformat” tha Cemeron, duke vlerësuar madje përpjekjet e Kryeministrit!!
Berisha: “Te sheshi”, kundër piramidës fiskale të Ramës!...
“Ftesa ime, i madh i vogël, nxënës, studentë, punëtorë, pensionistë, ne duhet t’i themi jo kësaj paketa fiskale, që ndërton mbi Shqipëri piramidën më të tmerrshme të shqiptarëve”, ka thënë dje Berisha.
Ndërsa e cilësoi moment kritik për vendin, Berisha theksoi se zgjidhja nuk është parlamenti, pavarësisht se do të bëjmë një betejë të madhe, por një lëvizje e fuqishme qytetare për të ndalur Ramën. Pas thirrjeve të vazhdueshme të Sali Berishës, Partia Demokratike ka vendosur që të dalë në protestë, e cila do të bëhet nesër në orën 12:00, përpara Kryeministrisë.
Zh.