Huaja deri 400 milionë usd për Shqipërinë, FMN mund ta lëvrojë në dy këste

Nga 300 deri në 400 milionë usd është huaja për të cilën qeveria shqiptare po negocion me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Bisedimet janë drejt mbylljes dhe palët po përcaktojnë detajet e mbetura të kushteve që Qeveria duhet të përmbushë për të marrë financimin.
Marrëveshja e huasë pritet të bëhet zyrtarisht publike sot, thotë shq.com. Burime nga Ministria e Financave thanë se me shumë gjasa kredia do të lëvrohet në dy këste me nga 200 milionë dollarë secili në dy vitet e ardhshme dhe do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që shteti ka ndaj bizneseve. Qeveria dhe FMN kanë rënë dakord për kushtet që lidhen me treguesit e buxhetit, si defiçiti, të ardhurat dhe shpenzimet dhe janë duke negociuar detajet e fundit që lidhen me ndryshimet në administrimin e thesarit të shtetit. Shqetësimi i ndërkombëtarëve është që pas shlyerjes së detyrimeve aktuale sistemi i thesarit të mos lejojë grumbullimin e borxheve të tjera.
a.k
Comments
Nji pyetje, kjo hua (borxh)
Nji pyetje, kjo hua (borxh) do ti jepet Partise Socialiste apo qeverise? Sepse do te perbente vertet skandal sikur media nderkombetare te kuptonte qe keta eksperte te FMNse kryejne negociata zyrtare neper seli te partive politike ...
Aman edhe ju, mos u bini me

Aman edhe ju, mos u bini me qafe: ministrat e Rama 1 jane te rinj, nuk dijne nga keto gjera!

"Te Vjetrit" jane ne zyrat e PS-se, keshtu qe ata do pyeten, ata do vendosin!

Qeveria Rama eshte Junior, 4 vjetshin e dyte (nese...shqiptaret bjen dakord) ata do behen me pervoje.

Tani per tani ata jane gati te bejne stervitje!

Add new comment