Pas 23 vjetësh, festa e parë me një kryetar të ri...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot me rastin e përvjetorit të themelimit të saj duke apeluar për bashkimin e të djathtës. Në një aktivitet ku ishin ftuar thuajse të gjithë përfaqësuesit e spektrit të djathtë, por ku nuk mungonin edhe të majtë, Basha teksa ka renditur arritjet dhe sprovat e PD-së ka bërë thirrje për t’u angazhuar për rikthimin në pushtet. Ai nuk ka munguar të kujtojë edhe ata që nuk janë më në këtë jetë, si Azem Hajdarin, Pashkon dhe Olldashin, teksa në sfond spikaste herë pas here një fotografi e zmadhuar e ish-kryetarit Sali Berisha. “Kjo është një ditë për të nderuar, kujtuar, reflektuar dhe falënderuar. Ne sot nderojmë themelimin dhe vazhduesit, shikojmë përpara, përshëndesim të ardhmen. Jemi familja e madhe e demokratëve që ka bërë historinë transformuese më pozitive dhe që do të vazhdojë ta bëjë këtë. Sot disa pjesëtarë të dashur janë ndarë nga jeta. Nderojmë Azem Hajdarin, themelues dhe drejtues i lartë i PD-së, deri në çastin kur leninistët na e vranë, kujtojmë Gramoz Pashkon, liberal-demokratin e pashembullt, Pjetër Arbnorin, Mandelën e shqiptarëve, Sokol Olldashin, nismëtar, drejtues, deputet, qeveritarin dhe opozitarin e spikatur që na mungon të gjithëve”, tha Basha.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269210
s.z
Comments
Nuk ka kryetar te ri. Eshte
<p>Nuk ka kryetar te ri. Eshte po i njejti qe ka qene qe ne fillim, ose me sakte ai qe e mori me dhune postin drejtues.</p>
Add new comment