Kisha e Malit të Zi kërkon Autoqefalinë(statusin) dhe pronat. Kreu Mihailo: "Të ndalet misioni shkombëtarizues i Kishës Ortodokse Serbe"

Një kërkesë për prona dhe njohje autoqefalie vjen nga Kisha Ortodokse e Malit të Zi. Kreu i këtij komuniteti të panjohur deri më tani, shprehet se besimtarët janë në një pozicion poshtëres. “Ne kërkojmë që pronat e kishës të rikthehen dhe statusi të rivendoset ashtu siç kanë qenë deri në dekretin e regjentit Aleksandër në vitin 1920...Spiritualiteti malazez nuk i është kthyer ende shtetit. Dhe pa të, shteti malazez nuk ka të ardhme dhe mbijetesë të sigurt. Arsyeja për këtë është çështja e pazgjidhur e Kishës Ortodokse Malazeze”, tha Mihailo. Ai ka shkuar edhe më tej kur ka qartësuar se kush janë ata faktorë që e mbajnë peng këtë çlirim të kishës, e cila sipas tij e ka gëzuar më herët një status të vetin. Kështu, Mihailo i ka kërkuar autoiteteve malazeze që “të ndalin misionin shkatërrues dhe shkombëtarizues të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi”.
Më shumë në: http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2013&mm=12&dd=10&nav_id=88609
s.z
Comments
Veprim shume dinjitoz qe

Veprim shume dinjitoz qe duhet ta kishte bere me kohe edhe Kisha Ortodokse e Pavarur Shqiptare, qe nen kthetrat e spiunit grek Janullatos, vazhdon te struket nen Patriarkanen e Stambollit qe kontrollohet nga Athina.

Fqinjet te marrin gjak ne vetull, ne fleme si duduma nen tiranine e huaj. Te forte jemi vetem kunder njeri-tjetrit, sa theremi per nje shikim a fjale te tepert!

Shqiptarve te gjitha te

Shqiptarve te gjitha te keqijat i kane ardhe dhe i vijne edhe sot nga STAMBOLLI.

Bravo Mail i Zi.

Add new comment