Lideri koreano verior ekzekuton burrin e hallës, një funksionar me influencë. Agjencia koreane e lajmeve sqaron: “Bënte lojë të dyfishtë dhe ishte më i keq se një qen”

Nga korrupsioni ndonjëherë gjen belanë, por me sa duket më mirë bela me ligjin sesa ajo me pushtetarë të “paparashikueshëm”. Ky mund të jetë rasti edhe për Chang Song-thaek, ungjin(burri i hallës) e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i arrestuar dhe ekzekutuar pikërisht me akuzën e korrupsionit. BBC-ja përcjell informacione të publikuara nga agjencia koreanoveriore e lajmeve, sipas të cilave “z. Chang pranoi gjatë një gjyqi ushtarak të enjten se ishte përpjekur të rrëzonte shtetin dhe u ekzekutua menjëherë. Ai ishte më i keq sesa një qen”. Chang Song-thaek u hoq nga funksionet partiake, madje në një mbledhje të Partisë Komuniste, gjatë së cilës u shoqërua jashtë nga roje të armatosura. Ai ishte mentori i Kim në kalimin e pushtetit pas vdekjes së Kim Jong Il, por agjencia koreane ka nënvizuar se akuzat në fakt u provuan: “Chang bënte një lojë të dysfishtë dhe kërkonte krijimin e fraksioneve”.
Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/world-asia-25359939
s.z
Comments
e paska patur hak plumbin.
e paska patur hak plumbin.
Add new comment