Belle Air: Do të rimbursohen 100% e klientëve që nuk kanë marrë shërbimin nga kjo kompani

Kompania e transportit ajror Belle Air, e cila pushoi së fluturuari në fund të vitit 2013, po përpiqet të likuidojë pasagjerët, të cilët kanë parapaguar. Në një intervistë në gazetën Tema, presidenti i kompanisë Belle Air, Ilir Xhelo, rrëfen historinë e pezullimit të fluturimeve dhe përpjekjet që po bëhen për ringritjen e kompanisë. Veç të tjerash, Xhelo, ka sqaruar se me t’u zhbllokuar llogaritë e Belle Air, do të ndiqen dy rrugë kryesore ligjore për rimbursimin e biletave të shitura në advancë.
Biletat e kompanisë Belle Air që janë shitur me kartë krediti, kur pasagjerët që nuk shfrytëzojnë biletën për udhëtim për mungesë të fluturimit kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim të plote nga banka e tyre ku është emetuar karta e kreditit. Është një proces që po kryhet në vazhdimësi dhe që banka na njofton rregullisht.
Pasagjerë të tjerë, që kane paguar nëpër agjenci, të cilat akoma nuk kanë paguar shoqërinë Belle Air, duhet të kërkojnë rimbursimin pranë agjencive ku kanë blerë biletën.
Pasagjerë të tjerë, që kanë paguar nëpër agjenci, të cilat kanë paguar shoqërinë Belle Air, duhet të kërkojnë rimbursimin pranë agjencive ku kanë blerë biletën, pasi Belle Air të këtë mundur të kthejë pagesën agjencive. Kjo për momentin është e pamundur sepse llogarite e kompanisë janë të bllokuara. Në procesin e ristrukturimit që parashikon kompania Belle Air, parashikohet edhe rimbursimi 100% i klientëve që nuk kanë përfituar shërbimet në këtë situatë.
Zh.
Add new comment