Pas vetos së Holandës për statusin, politikanët shqiptarë, përpjekje maksimale diplomatike me vendet e tjera që hezitojnë

Pavarësisht se Parlamenti Europian votoi rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se “Këshilli duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht kandidate për anëtarësimin në BE, pa vonesë”, Holanda ka sfiduar, duke vënë veton dhe duke thënë “jo tani, por më vonë”. Më vjen keq ta them se Shqipëria ka bërë atë çfarë i është kërkuar. Por, po i kthehem asaj që thashë më parë, qendrimi im para Këshillit është se unë së bashku me disa vende të tjera do të themi: në këtë moment nuk mund ta japim statusin e vendit kandidat. Këtë do e merrni në 2014, në momentin e caktuar pra, nëse vazhdoni të hidhni hapat që keni paralajmëruar, nëse vazhdoni të vini në jetë ato që i keni shpallur, sepse deri tani Qeveria e re e Shqipërisë nuk është aspak zhgënjyese. Përkundrazi, mendoj se me gjithë problemet që ka ndeshur, po merr masa e hedh hapat e duhur”, tha ministri i Jashtëm, Frans Timmermans, në Komitetin Parlamentar për çështjet europiane, ku u shqyrtua pozicioni i Hagës për paketën e zgjerimit të Komisionit Europian, përpara vendimit të Këshillit më 17 dhjetor.
Mësohet se qëndrim të ngjashëm me Holandezët mban dhe Danimarka. Britania e Madhe duket më e lëkundur, megjithëse nuk ndihen zyrtarisht, gjermanët kanë vështirësi të kuptojnë koalicionin e ri qeverisës, ndërsa për Francën, pakënaqësitë lidhen me numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë.
Sfida diplomatike e Shqipërisë në këto pak ditë të mbetura është bindja e vendeve të tjera. Kësaj po i shërben vizita e Kryeministrit Rama në Itali, bisedat e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun anglez, vizita e ministres së Integrimit në Danimarkë etj.
Zh.
Comments
Po i largohemi me shpejtesi

Po i largohemi me shpejtesi Europes. Fajin e ka politika. Te gjithe jane bashkefajtore: Berisha, Rama, Meta, Basha. Ne fund, me i demtuari eshte populli shqiptar. Politikaneve nuk i intereson nese e morem apo jo statusin kur kane shtepia dhe vila ne vendet perendimore.

Vijon neperkembja e ketij populli, vijon tallja me kete popull. Kjo gje nuk mund te vazhdoje me...

Ore ju gazetare te famshem

Ore ju gazetare te famshem perse nuk sqaroni popullin per zullumet "qe ne krye te heres" te kesaj qeverie Rama qe po u kthehen ne bumerag tashme ne lidhje me statusin? Faktet jane te tilla:

1) Rama si opoizitar ndermori per vite te tera nje aksion te pashembullt dhe teper anti-intergrim duke nxire imazhin e Shqiperise neper Evrope. Tashme ky imazh shfrytezohet sot nga anti-shqiptaret qe ka permendur me te drejte ne Mynih Z. Berisha qe "ne krye te heres". Atij "bravo" ambasador i Hollandes i djeshem qe beheshe pale me qendrimet e Rames ne opozite nuk mund tju kundervihet kjo qeveri e sotme qe perfitoi dhe ka lene borxhe.

2) Rama si opozitar i bente karshillek ambasadorit te Hollandes qe me qendrimet e tije rraciste te shprehura neper intervistat e para 23 qershorit sulmonte qeverine Berisha dhe Rama i propagandonte si qendrime dinjitoze te Hollandes qe "perputhen plotesisht me qendrimin e opozites socialiste". Sesa te drejte kishte opozita e atehershme dhe se sa gabime ka pasur qeveria Berisha u vertetua tashme me vendimin e PE-se qe miratoi pozitivisht kerkesen per dhenjen e statusit Shqiperise ne baze te raportit te vitit 2012! Pra qendrimi i ambasadorit te Hollandes ishte kryekeput qendrim rracist kunder Shqiperise dhe jo unisono i nje qendrimi demokratik e te sinqerte te miqve te Shqiperise ...dhe opozites socialiste!

3) Loja e piset e anti-shqiptareve ne BE kunder shqiperise u shfrytezua dhe u mbeshtet nga opozita e Rames sepse kishin qellime te njejta. Kjo te kthehet ne bumerag tashme sepse nuk mund te jesh per vite te tera kunder interesave te Shqiperise dhe te behesh mashe e anti-shqiptareve Evropiane dje dhe sot te pretendosh arritje dhe "e meritojme statusin"!

Sqarojini Shqiptaret per lojrat e Opozites se djeshme dhe beni pak nje paralele mbi ato qe ndodhin sot o gazetare qe flini gjum nga pagesat e majme te Rilindasve...

Problemi jonë nuk është

Problemi jonë nuk është Europa por jemi prapë ne si gjithmonë me mentalitetin ballkanas që kemi fain ja u vëmë të tjerëve dhe nuk kemi kurajon të dalim para pasqyrës dhe të shikojmë se kush jemi e pra para se të vëmë me fajë të tjerët duhet ti thrasim mëndjes dhe të bëjmë detyrat më elementare ne si shoqëri dhe pastaj janë të detyruar të ndryshojnë dhe politikanët mos të arojmë se nga ne dalin dhe ata

Add new comment