Raporti mjeko-ligjor për Olldashin shmang dyshimet: Dëmtimet fatale janë marrë gjatë aksidentit, jo përpara

“Nuk janë evidentuar shenja apo dëmtime që mund të jenë marrë përpara se të ndodhte aksidenti tragjik, që i mori jetën deputetit Olldashi”, mund të quhet fjalia kyç e raportit të zbardhur të Mjekësisë Ligjore, për aksidentin tragjik të Sokol Olldashit. Shumë dyshime kanë qarkulluar nën dhe mbi zë pas ngjarjes. Por zyrtarisht gjithçka hidhet poshtë. Raporti në fjalë i është dërguar edhe prokurorisë së Tiranës që ka nën hetim ngjarjen. Sipas raportit, gjatë ekspertizës së të ndjerit nuk janë gjetur lëndë të huaja në trupin e tij. Ekspertiza mjeko-ligjore është kryer nga dy mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe të gjitha veprimet janë regjistruar nga kamera për efekt të provave. Pas aksidentit, nga trupi i Olldashit ishin marrë kampionë me qëllim evidentimin e lëndëve të huaja në trupin e tij dhe nëse kishin ndikuar në shkaktimin e aksidentit mbrëmjen e datës 20 nëntor 2013 që i mori jetën deputetit demokrat. Burime nga Mjekësia Ligjore thanë për shqiptarja.com se viktima Sokol Olldashi ka pasur dëmtime të mëdha në pjesën e kokës që i kanë prekur edhe trurin, që kanë qenë fatale për të duke i sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.
a.k
Comments
ha ha. na kenaqen. njashtu
<p>ha ha. na kenaqen. njashtu njashtu vdiq.</p>
Mos na hapni barkun me
<p>Mos na hapni barkun me ekspertizat e leshit. Te gjithe e dime qe e kane vrare. Cdo qe qe thone "ekspertet" eshte lehtesisht e kundershtueshme.</p>
Add new comment