Zbardhet raporti mjeko-ligjor për vdekjen e ish-deputetit Olldashi

Gazetat kanë rikthyer sot në vëmendje vdekjen e deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Gazeta “Shekulli” dhe “Panorama” kanë luajtur që në faqe të parë me tituj që i referohen ekspertizës mjeko-ligjore. Tre janë konkluzionet bazë të saj: së pari konstatim i traumës së rëndë kafkotrunore, së dyti dëmtimet e kësaj natyre janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse, karakteristike edhe për traumat automobilistike dhe që shtetasi Olldashi nuk kishte konsumuar alkool në momentin e aksidentit. “Shekulli” madje flet për një pistë të re për vdekjen dhe se hetimet për ngjarjen vazhdojnë në përpjekje për të zbardhur itinerarin e lëvizjes.
s.z
Add new comment