Ish IT-ja dorëzon pamjet filmike në prokurori. A janë fshirë përfundimisht të dhënat e tatimeve?

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 05:37

Gazeta Panorama njofton se pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bien në duart e prokurorëve që po hetojnë fshirjen dhe zhdukjen e 4.3 milionë deklaratave tatimore të bizneseve më 21 nëntor 2013.  Ato janë dorëzuar në organin e akuzës nga ish-shefi i IT, Renald Rista, i thirrur për herë të dytë në prokurori nga grupi i hetimit. Burimet nga hetimi thanë se pamjet janë dorëzuar me procesverbal nga Riska, i cili ka dhënë edhe shpjegimet e mëtejshme në lidhje me mënyrën si i ka marrë ato. Riska doli javën e kaluar në konferencë shtypi në krah të ish kryeministrit Berisha, i cili denoncoi pikërisht zhdukjen e të dhënave të 4-5 viteve të fundit në regjistrin e Tatimeve. Gjatë dorëzimit të pamjeve filmike, ish-shefi i IT ka pretenduar se në to duken qartë njerëzit që kanë hyrë në zyrën e tij dhe kanë fshirë të dhënat nga regjistri elektronik i Tatimeve, që doli jashtë funksioni për mëse tri javë. Ajo që mbetet e paqartë, është nëse këto të dhëna figurojnë diku apo janë fshirë përfundimisht, pra nuk ekzistojnë as në ndonjë sistem back-up.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>po serveti i back-upit qe e kishin derguar per shele ish-IT, apo nuk thuhet ne deklarata te tilla jo partiake</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.