M.Doda: PD dështon sa herë bën llogari meskine

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 06:39

Deputetja demokrate Mesila Doda, e njohur si mbështetëse e kandidatit të ndjerë për kryetar partie, Sokol Olldashi, ka dhënë një intervistë për revistën Klan të kësaj jave, ku është ndalur sidomos në zhvillimet e brendshme partiake dhe në sfidat e PD-së në opozitë. Ja çka thënë Doda një ditë para datës që simbolizon lëvizjen studentore të 8 dhjetorit, 1990: “Kjo forcë politike duhet të japë shembullin e një opozite që punon për vendin dhe që nuk bllokon. Që ka kualitete shumë herë më të mira se mazhoranca dhe që di të mbrojë kauza të drejta politike. Por mbi të gjitha, duhet të refuzojë klientelizmin dhe të përqendrohet tek shtresat e saj tradicionalisht përkrahëse. Partia duhet të qëndrojë larg eksperimenteve me nëpunësit që u varim edhe ofiqe partiake, larg praktikave që ja lënë partinë në dorë njerëzve që i lidh me PD vetëm interesi ekonomik. Kjo pasi PD është parti e njerëzve të lirë dhe dështon sa herë bën llogari meskine e rrudhet kur tenton ta kthejë filozofinë në matematikë”. E pyetur për ristrukturimin brenda partisë, zgjedhjen e zyrtarëve të rëndësishëm si nënkryetarë, sekretarë, kryesia, etj, apo akoma më tej për zhvillimin e një analize humbjeje të zgjedhjeve të 23 qershorit, demokratja drejton gishtin nga Kryetari i partisë, Lulzim Basha, të cilit sipas saj duhet t’i merret një përgjigje e hollësishme.

 

Më gjatë, në linkun: http://www.revistaklan.com/index.php?id=4105&mod=2

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.