Arkiv-Lajme
Kodheli padit në prokurori paraardhësin në ministrinë e Mbrojtjes, Arben Imami
“Shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, janë akuzat me të cilat ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli lajmëroi paditjen në prokurori të paraardhësit Arben Imami, deputet i Partisë Demokratike i cili në 4 vitet e qeverisjes së kaluar mbante postin e ministrit të Mbrojtjes.
Familjarët Çollaku: Njëri prej vëllezërve është goditur në shpinë, në territor shqiptar
Familjarët e vëllezërve Çollaku kanë tërhequr trupat e pajetë të dy viktimave Klevis dhe Melsi, secili baba i dy fëmijëve, nga morgu i Kozanit.
Ukrainasit “rrëzojnë” Leninin, por presioni i Moskës mbetet i fortë
Fakti që statuja e Leninit, udhëheqësit të revolucionit Bolshevik të Tetorit 1917, ende ngrihej në qendër të kryeqytetit ukrainas, dëshmon lidhjen e ngushtë të Ukrainës me Moskën. “Hambari” i dikurshëm i drithit të Bashkimit Sovjetik, rikthehet me protestat e këtyre ditëve në dilemën për të zgjedhur mes qëndrimit në orbitën ruse dhe shkëputjen drejt bashkësisë europiane. Lajmi se manifestuesit rrëzuan dhe shkatërruan një statujë të Vladimir Iliçit të dielën, bëri xhiron e botës.
Basha shpall rinovimin e strukturave të PD-së dhe…akuzon Ramën se nuk po mban premtimet
Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën për të zgjedhur drejtuesit e rinj në strukturat e kësaj force politike në mbarë vendin. Duke ftuar t’i bashkohen garës të gjithë ata që ndajnë këtë vizion politik, kreu i PD Lulzim Basha, në përfundim të takimit me krerët e PD në rrethe, u shpreh se kjo është “garë e lirë, e ndershme, demokratike, dhe e pastër”. Por në këtë moment kyç për fazën ku ndodhet PD, Basha gjeti kohë edhe për t’ja bërë të qartë bazën demokrate se “qeveria Rama do të matet në mënyrë të pashmangshme me bilancin e qeverisë sonë.
Paketa e re fiskale, deputetët në pension pas 60 viteve. Por pensionistët e vërtetë duhet të punojnë deri në 66
Mosha e pensioneve do të rritet në 66 vjeç për meshkujt, në 65 vjeç për femrat dhe 60 vjeç për deputetët (një kategori më vete për paketën e re, mesa duket); këto janë propozimet e ministrisë së Financave propozon në paketën ere fiskale. Mosha e caktuar me këtë projekt ligj do nxirrte në pensioni disa deputetë historikë. Drafti nuk jep të dhëna mbi rritjen e pensioneve në qytet, por parashikon që pensionet e fshatit nuk do të shënojnë rritje reale, por vetëm do të indeksohen me normën vjetore të inflacionit prej 2%.
SHËNIM: Nxënësit e ekselencës - asnjë gjurmë ekselence në pyetje-përgjigjet me Kryeministrin
Rama në Ditën e Rinisë ka takuar nxënësit e ekselencës, pra më të mirët në vend, në Kryeministri. Pasi u foli për Ditën e sëhnuar, nxënësit më të mirë në Shqipëri i bënë disa pyetje Kryeministrit. Pyetjet e tyre ndahen në dy grupe: në pyetje për interesin e vet - a do na jepen bursa, a do na ndihmojë qeveria dhe si do bëhet me diplomat e privatit; dhe në pyetje për intersin e përgjithshëm. Po postojmë vetëm pyetjet (sepse përgjigjet janë standarte, asnjë risi) për të parë në ç’nivel e kemi ekselencën shkollore.
BBC: Siri, xhihadistët i furnizon Turqia. Po shkatërrojnë revolucionin sirian!
P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
Familjarët: viktimat punonin për bukën e gojës. I vrau policia greke
P { margin-bottom: 0.08in; }
Viktimat e policisë greke janë zbuluar se janë shtetasit Klevis Çollaku 28 vjeç dhe Melsi Çollaku 34 vjeç. Këta të fundit rezultojnë të jenë vëllezër dhe me banim në Devoll. Ndërsa polici grek është identifikuar si shtetasi, Elias Kosteni, 43 vjeç.
Pas ngjarjes së rëndë, ku në një përplasje me policinë greke, mbetën të vrarë dy vëllezërit Çollaku, flasin familjarët e tyre. Të afërmit deklarojnë se dy vëllezërit nuk janë trafikantë droge ashtu siç kishte dyshuar policia greke.
23 vjetori i Lëvizjes së Dhjetorit, liderët befas ndjehen “dhjetoristë”?
P { margin-bottom: 0.08in; }
Pavarësisht se idealet e dhjetorit janë sot edhe më larg nga ç'ishin kur lindën, kjo nuk i ka penguar të tërë të dalin e të japin nga një fjalim emocionues.
Rama tha:
Marku: Të bësh analizën e PD-së, do të thotë të drejtosh gishtin mbi Berishën, por Basha s’ka për ta bërë kurrë këtë
Partia Demokratike, më 12 dhjetor feston 23-vjetorin e krijimit të saj. Ky përvjetor e gjen PD-në në opozitë, të rrudhur, konfuze dhe me plot probleme të brendshme. Për rrugëtimin prej më shumë se dy dekadash dhe gjendjen ku ndodhet e djathta dhe më saktë PD-ja, ish-deputetit demokrat Mark Marku, një nga zërat e fuqishëm kritik, për situatën në të cilën ndodhet kjo parti, bën një analizë të hollësishme në gazetën SHQIP.
Lidhur me analizën e humbjes, të cilën PD nuk e ka bërë ende, Marku duke qenë skeptik se ajo nuk do të bëhet kurrë.