Basha shpall rinovimin e strukturave të PD-së dhe…akuzon Ramën se nuk po mban premtimet

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën për të zgjedhur drejtuesit e rinj në strukturat e kësaj force politike në mbarë vendin. Duke ftuar t’i bashkohen garës të gjithë ata që ndajnë këtë vizion politik, kreu i PD Lulzim Basha, në përfundim të takimit me krerët e PD në rrethe, u shpreh se kjo është “garë e lirë, e ndershme, demokratike, dhe e pastër”. Por në këtë moment kyç për fazën ku ndodhet PD, Basha gjeti kohë edhe për t’ja bërë të qartë bazën demokrate se “qeveria Rama do të matet në mënyrë të pashmangshme me bilancin e qeverisë sonë. Sot ka dalë e qartë në dritë të diellit se qeveria Rama ka gënjyer dhe mashtruar shqiptarët me premtimet elektorale. Nuk ka dhe nuk do të ketë shërbim shëndetësor falas, ulje të taksave, heqje të TVSh, legalizim falas. Ka vetëm rritje të papunësisë, borxhit, vrasjeve, aksidenteve, pasigurisë së përgjithshme, abuzivizëm e arrogancë”.
a.k
Comments
BRAVO ke folur si një
<p>BRAVO ke folur si një nënbishtë</p>
Add new comment